Usain Bolt dominon edhe 200 metrat; 8 medalje ari për atletin xhamajkan

Usain Bolt fitoi edhe garën e 200 metrave, që do të thotë medalja e artë numër 2 në Rio dhe numër 8 nëpër Olimpiada. Ky ishte kulmi...


Usain Bolt fitoi edhe garën e 200 metrave, që do të thotë medalja e artë numër 2 në Rio dhe numër 8 nëpër Olimpiada.
Ky ishte kulmimi i një sfide me veten për Bolt, sfidë që ka lindur në Pekin, në vitin 2008, dhe do të përfundojë sot, me garën 4×100, aty ku Bolt dhe shokët e tij pritet të marrin medaljen e artë. Nëse merr të nëntën, Bolt do të barazojë Carl Lewis dhe Paavo Nurmi si atletët me më shumë të arta olimpike në histori.
Bolt është edhe më dominues në 200 metra sesa në 100. Vetëm pas 50 metrash, gara ishte në dorën e tij. 19.78 sekonda koha e Bolt. Askush tjetër nuk zbriti nën 20 sekondat, me kanadezin De Grasse (20.02) që doli në vend të dytë dhe francezin Lemaitre në vend të tretë (20.12).
A video posted by Jose Acevedo (@jacevedoa75) on

Related

Sport 7983252171256534273

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item