Ballina Aktualitet Uji, mënyra më e mirë për t’u dobësuar dhe tonifikuar trupin

Uji, mënyra më e mirë për t’u dobësuar dhe tonifikuar trupin

SHPËRNDAJE
Si aleat i bukurisë, uji pastron organizmin në brendësi, mban lart nivelet e hidratimit, lufton dhimbjen e kokës dhe plakjen e parakohshme. Shfrytëzon avantazhet e tij për të qenë në formë dhe për të pasur një lëkurë shumë të bukur. Ja 10 mënyra për të përdorur ujin në mënyrë të përditshme për mirëqenien e trupit.
1.SAPO ZGJOHENI – Para se të hani mëngjes, pini një gotë me ujë të ngrohtë të alternuar me lëng të freskët limoni. Ai ka një efekt detoksikimi dhe stimulon mëlçinë tuaj, veshkat dhe zorrët.
2.EFEKT STIMULUES -Ti fle pak dhe ju ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës? Nëse keni nevojë të zgjoheni gjysmë ore më parë, bëni një dush. Uji do t’iu rrisë energjinë. Do të mposhtni gjumin dhe fytyra juaj do të ketë një vështrim më të qetë.
3.UJI – Shpesh harrojmë për të pimë? Mbani një shishe me ujë me vete, si në tavolinën tuaj të punës, ashtu edhe jashtë saj. Uji të qetëson dhe të gjallëron.
4.SPORT – Sipas studimeve, noti ka një efekt anti-stres dhe përmirëson marrëdhëniet me trupin. Në ujë ne perceptojnë një dimension të ri lidhur me butësinë, duke zbuluar lidhjen me veten tonë.
5.DY GOTA – Nga të dhënat e një studimi të kryer në Gjermani, del se duke pirë dy gota ujë para ngrënies, promovon humbje peshe dhe detoksifikohemi me efekte të dobishme në ngopje.
6.RELAX – Sauna dhe banja turke për të hequr toksinat, ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe është mrekullisht diçka zbutëse. Kaloni disa orë të mira në banjat termike, trupi mund të rigjenerohet pas një periudhe stresuese.
7.NOTONI – Sipas studimeve, ai që noton për një orë në ujë, korrespondon me rreth pesë orë gjumë. Terapia e notit sipas studimeve pas të 50-ave, ka shumë përfitime si reduktimi i dhimbjeve kronike për qetësimin e trurit.
8.QARKULLIM – Alternoni të nxehtat dhe të ftohtat. Mos kini frikë për të bërë shpëlarje përfundimtare në dush me ujë të ftohtë: me kalimin e kohës do të bëhet një zakon i këndshëm që mund të stimulojnë mikroqarkullimin dhe të japin lehtësim për këmbët e lodhura.
9.USHQIMI – Mos harroni se uji i pijshëm nuk është e vetmja mënyrë për të plotësuar sasinë e lëngjeve. Konsumoni në tavolinë perime dhe zarzavate, supë, sallatë, të pasura me vitamina dhe minerale.
10.NATËN E MIRË – Një dush është një gjë e mirë para se të flini. Nëse keni vaskë shtoni sodë buke ose kripë, ideale për të reduktuar përmbajtjen e ujit. Për një efekt zbutës, hidhni në ujë disa pika vaj esencial të livandos, Neroli, e cila ndihmon për një qetësi të jashtëzakonshme.
Loading...