Turqit dhe shqiptarët konfliktohen për portretin e Skënderbeut në një shkollë në Kosovë

Ka përfunduar në një debat të nxehtë publiok beteja mes drejtuesve të shkollës “Elena Gjika” dhe organiztës shteëtërore TIKA të Turqis...


Ka përfunduar në një debat të nxehtë publiok beteja mes drejtuesve të shkollës “Elena Gjika” dhe organiztës shteëtërore TIKA të Turqisë në Kosovë, pasi pas përfundimit të rikonstruksionit, TIKA ka hequr fotot e Skënderbeut dhe Elena Gjikës nga shkolla dhe i ka zëvendësuar ato me disa dhurata me stemën dhe flamurin e Turqisë.
Të dy palët kanë dhën versionin e tyre për ngajrjen.
Një zëdhënëse e shkollës thotë se “në shkollën ” Elena Gjika”, janë hequr fotografitë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu dhe se agjensia për bashkëpunim dhe zhvillim e Turqisë ” TIKA” që ka bërë një donacion në këtë shkollë, ka vendosur orë muri me emrin e saj dhe me flamur të shtetit turk.
Sipas drejtorit të shkollës, orët janë vendosur në dhomat mësimore ku zhvillojnë mësimin nxënësit e nacionalitetit turk .
Sa për njohuri, punët që janë kryer në njëmbëdhjetë klasë kanë qenë donacion nga organizata “Tika” dhe kjo është bërë me kërkesë të drejtorit të shkollës dhe me aprovim të Këshillit Drejtues të shkollës, kurse gëlqerosja e hapsirës tjetër të shkollës është bërë nga ana e Komunës së Prishtinës.
Gjithnjë sipas drejtorit, në shkollë fotografitë e Skenderbeut kanë qenë të vendosura në sallën e mësimdhënësve dhe në hollin e shkollës, kurse në dhomat e mësimit kanë qenë të vendosura fotografi të Elena Gjikës. dhe të njejtat janë hequr përkohësisht për shkak të gëlqerosjes së mureve.”
Organizta TIKA ka reaguar dhe jep versionin e saj. Ajo thotë që nuk ka pasur fare porterete të Skënderbeut në shkollë dhe nuk kanë hequr asgjë:
“Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlersuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funkcionalitet dhe për dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve.Në këto orë është vendosur stema (logo) e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë.
Në këto klasa, ashtu si pretendohen nga këto lajme të pabaza, assesi që bëhet fjalë për largimin e qëllimshëm të portretit të Skënderbeut. Në anën tjetër duhet të theksohet se para fillimit të punimeve në këto klasa as që ekzistonte portreti i Skënderbeut.
Duke pasur një gjendje reale dhe shumë të qartë siq është theksuar më lartë dhe duke e marrë parasysh deklaratat për opinionin dhënë për mediat nga ana e drejtorit të shkollës Z. Vitia si dhe pa u marrë asnjë informatë të drejtëpërdrejtë nga TIKA janë prodhuar lajme si “TIKA ka larguar portretin e Skënderbeut dhe ka vendosur flamurin Turk”. Andaj ne shumë ashpër dënojmë dhe denoncojmë lajme të tilla të pabazuara dhe qëllim keqe që nuk përputhen assesi me parimet e gazetarisë dhe vlerat morale.”

Related

Lajme 1346896474382433319

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item