Turqi, arrestohen dy puçistë që sulmuan hotelin ku qëndroi Erdoğan

Mbrëmë forcat e sigurisë arrestuan nëntë puçistë, ndërkohë që ka vazhduar operacioni për gjetjen e puçistëve tjerë Pjesëtarët e njës...

Mbrëmë forcat e sigurisë arrestuan nëntë puçistë, ndërkohë që ka vazhduar operacioni për gjetjen e puçistëve tjerë

Pjesëtarët e njësitit special të xhandarmërisë turke mëngjesin e sotëm në qytetin Muglla kanë arrestuar dy pjesëtarë të forcave të armatosura turke, lojal të organizatës terroriste Fetullahçi, strukturat paralele (FETO/PDY), të cilën në natën e tentativës për grusht shteti kryen një sulm në hotelin në të cilin kishte qëndruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan , raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë forcat e sigurisë arrestuan nëntë puçistë, ndërkohë që ka vazhduar operacioni për gjetjen e puçistëve të tjerë.
Puçistët e arrestuar janë mbajtur shkurt në stacionin policor në Marmaris për t'u dërguar më vonë në Njesitin për luftë kundër krimit të organizuar në Muglla. 
Njëri nga dy puçistët e kapur së fundmi është gjetur në një pemë në pjesën malore të Mugla-s, dhe i njëjti për një kohë të gjatë u kishte rezistuar përpjekjeve të forcave të rendit për ta bindur të zbresë poshtë. 
Në sulmin mbi hotelin në të cilin qëndroi presidenti i Turqisë, Erdoğan, kanë marrë pjesë gjithsej 37 ushtarë. 

Related

Botë 6731593496467099232

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item