Trump sulmon dhe kritikohet: Obama-Clinton, bashkëthemelues të ISIS-it

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e ka quajtur dyshen Obama-Clinton, njëri president i Amerikës dhe tjetra ish-...



Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e ka quajtur dyshen Obama-Clinton, njëri president i Amerikës dhe tjetra ish-Sekretare e Shtetit, si dy “bashkëthemeluesit” e Shtetit Islamik, duke përshkallëzuar kështu gjuhën e ashpër e duke theksuar për të disatën herë mendimin e tij se ata të dy janë përgjegjës për rritjen e grupit të militantëve xhihadistë.

Por këto deklarata nuk kanë kaluar pa iu kushtuar vëmendje, madje kanë rigjallëruar kritikat mbi atë që konsiderohet si aftësi e tij për të udhehequr Shtetet e Bashkuara. Nga fushata e Clintonit kanë reaguar menjëherë, duke e konsideruar një deklaratë të tillë si një “pretendim fals”.

“Ky është një tjetër shembull fjalimeve fyese dhe me mendjemadhësi të Donald Trump përpara amerikanëve”, tha këshilltari kryesor politik i ish-Sekretares së Shtetit, Jake Sullivan. “Ajo që mund të shquhet nga komentet e Trumpit është se, për të disatën herë, ai po u bën jehonë pikave kyçe të Putinit dhe kundërshtarëve tanë, për të sulmuar udhëheqësit amerikanë dhe interesat amerikane, ndërsa ka dështuar të ofrojë ndonjë plan serioz për t’u përballur me terrorizmin, apo për ta bërë këtë vend më të sigurtë”, shtoi më tej Sullivan.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi deklaratat e fundit të Trumpit.

Manjati i pasurive të paluajtshme vjen nga një javë tepër e trazuar, gjatë së cilës republikanët ushtruan presion ndaj tij për të ndalur grindjet me anëtarë të partisë së vet, si dhe të fokusojë sulmet e fushatës së tij ndaj Clintonit dhe Obamës. Por në vend të kësaj, ai ka ngritur kritikat ndaj tij në një nivel edhe më të lartë, teksa tha se një president amerikan në detyrë ka krijuar një grup militantësh terroristë, që kanë për synim të vrasin amerikanët dhe shtetasit e tjerë perëndimorë.

Duke u shfaqur në Miami të Floridës mëngjesin e kësaj të enjteje, Trump ripërsëriti sulmet e tij për të tretën herë, duke thënë se qeveria amerikane është ajo që “e lançoi ISIS-in”.

“Në fakt, mendoj se ne duhet t’i japim Hillary Clintonit titullin...MVP (zakonisht i përdorur në basketboll për lojtarin më të mirë të vitit)”, tha Trump duke sulmuar kandidaten demokrate për periudhën kur ishte Sekretare e Shtetit nga 2009-a deri në 2013-n. “ISIS-i do t’i dorëzojë asaj këtë çmim, ndërkohë që rivali i saj i vetëm është presidenti Barack Obama”.

Trump e ka përmendur për herë të parë një akuzë të tillë mbrëmjen e së mërkurës në Florida, kur tha se “i quaj ata të dy bashkëthemelues” të Shtetit Islamik.



Related

Top Lajm 8363951985564838687

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item