Ballina Aktualitet Tetovë, thellohet skandali me ujin pijshëm

Tetovë, thellohet skandali me ujin pijshëm

SHPËRNDAJE

Skandali me ujin e pijshëm në Tetovë thellohet gjithnjë e më shumë. Alsat mëson se ndërmarrja shtetërore ELEM-i është pajisur me lejen A nga Qeveria ndërsa për punimet që kryen në Kodrën e Diellit nuk ka marrë kurrfarë mendimi nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” dhe as leje nga Komuna e Tetovës. Inspektorati i ekologjisë në këtë komunë ka urdhëruar ELEM-in për ndërprerjen e menjëhershme të punëve, sidomos pas dëmtimit të gypave të ujësjellësit në vendit e quajtur burimet e Mëdha në Kodrën e Diellit.

“ELEM punon me leje A të Qeverisë së Maqedonisë në punimet që i realizon në Kodër të Diellit, dhe për këtë nuk është marrë mendim nga ana e NPK “Tetova” Tetovë, apo leje nga ana e komunës së Tetovës. Komuna e Tetovës menjëherë duke u bazuar në ankesat dhe denoncimet e qytetarëve, ka dalë në vendngjarje dhe është vendosur nga ana e inspektoratit komunal që të ndërpriten punimet që i realizon ELEM për rreth gypave të ujësjellësit”, tha Ahmed Qazimi, drejtues i sektorit për veprimtari publike.
Ekipi i televizionit Alsat arriti të sigurojë edhe vendimin për ndalesë të punëve që i është dhënë ELEM-it nga Komuna e Tetovës, në të cilin kërkohet që kjo ndërmarrje shtetërore të bëjë urgjentisht rrethimin e vendit ku janë dëmtuar gypat.
“ELEM urdhërohet që pas dëmit të bëj rrethimin dhe mbrojtjen e vendit ku janë dëmtuar gypat”, njoftojnë nga ELEM.
Por edhe përkundër kësaj urdhërese gypat vazhdojnë të jenë të pa mbrojtur. Ndërkohë sipas informacioneve të marra në Prokurorinë e Tetovës, për këtë skandal është hapur procedurë dhe është duke u punuar në zbardhjen e plotë të dëmtimit të gypave dhe ndotjes së ujit të pijshëm.
Bashkim Sulejmani

Loading...