Ballina Aktualitet Tërmeti në Itali, xhaxhai: Shteti të na sjellë trupin e Erjonit, e...

Tërmeti në Itali, xhaxhai: Shteti të na sjellë trupin e Erjonit, e shoqja ka humbur të dyja këmbët

SHPËRNDAJE

Drama në familjen Toro, ku djali emigrant nga Fieri humbi jetën dje mes 247 personave pas një tërmeti që goditi Italinë qendrore, thellohet akoma më tej. Bashkëshortja e tij, ka humbur të dyja këmbët, pasi i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Ky fakt është konfirmuar nga familjarë të viktimës. Ndërkohë, dy vajzat e tij ndodhen në spital, ku më e madhja në moshë, vetëm 5 vjeçe ka marrë dëmtime në kokë dhe ka thyer njërin krah, ndërsa e vogla fatmirësisht nuk ka lëndime.

Xhaxhai i viktimës, Pëllumb Toro pohoi se Erjoni kishte planifikuar që së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të kalonte disa ditë pushimi në Shqipëri, por fati nuk ishte me të. Nga ana tjetër ai i ka bërë apel shtetit që sjellë në Shqipëri trupin e 34-vjeçarit.
“I bëjmë apel shtetit që të na sjellë trupin. Ata do vinin me pushime këto ditë, por ndodhi kjo tragjedi.”, tha Pëllumb Toro.
Familja Toro nga fshati Kujran i Fierit që prej mëngjesit të djeshëm ka hapur dyert e mortit, sapo ka marrë vesh lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre të vetëm, mes tri vajzave. Erjoni ishte 19 vjeç kur emigroi 15 vite më parë në Itali për një jetë më të mirë. Si shumë shqiptarë të tjerë kërkoi të prekte ëndrrën, ndërsa dje gjeti vdekjen mes 247 personave të tjerë nga tërmeti qytezën që ai jetonte prej shumë vitesh, Amatrice.

Loading...