Të nderohet vrasësi!

Nga Durim Madhi Edhe njëherë nuk munda të rri pa i’u përgjigjur kushërirës së “tronditur” për vetëflijimin e “vrasësit të dashur, të...

Nga Durim Madhi

Edhe njëherë nuk munda të rri pa i’u përgjigjur kushërirës së “tronditur” për vetëflijimin e “vrasësit të dashur, të mirë dhe të butë” që u sakrifikua nga e pabesia dhe tradhëtia e një vajze të re.
Të nderohet vrasësi! Kushërira e tronditur dhe e përmalluar nuk mund të pranojë se ai është kriminel, por një i “ndershëm” që tradhëtonte gruan, një gjysh ashik i femrave të reja, një vrasës i çmendur nga dashuria, ndërsa ajo e poshtra, viktima, tradhëtare dhe e pabesë e donte për para.
Mos më thoni që është mendësi e një fshatareje nga një fshat i qytetëruar, pasi pak si shpesh kriminelin po e kthejmë në hero, në vendin tonë të “skifterave”, ndërsa viktimat i harrojmë fare. Bile në të shumtën e rasteve i bëjmë fajtor.
A e dini pse?! Sepse ata viktimat janë varfanjakë, të këputur deri në gremisje, se po të ishin ndryshe nuk do ishin viktima.
Ndoshta edhe gaboja dikur, kur mendoja kështu, por sot nuk ka burrë nëne që ma ndryshon mendjen. Kur pashë se si qytetar, fshatarë, “ushtarë” dhe shërbëtor të rrjeshtuar, po përcjellin në banesën e fundit, me arkivol në krahë, pa e hypur në makinën e funeralit, vrasësin e “dashur,” për t’a respektuar, u binda se sa jemi gremisur në honet e zeza të pashpirtësisë.
Si mundet një femër, një nënë, të bëjë hero kushuririn vrasës dhe fajtore një vajzë të re, që nuk kishte vrarë askënd?!
Një vajzë të re që kishte një ëndërr: Ti largohej jetës mizerje në këtë vend me të gjitha menyrat.
Kjo ishte mundësia e fundit dhe e vetmja e kësaj vajze. Kjo ishte mundësia, që nuk i dha asgjë, por i mori gjithë ç’kishte, jetën.
Shumë moralist dhe femra të “ndershme” do thonë: Pse kështu realizohen ëndërrat e rinisë? Kjo është rinia jonë? Por moraliteti juaj nuk vlen!
Unë e njoh shumë mirë rininë tonë,  sepse aty jam dhe vetë dhe  gajasem së qeshuri kur u dëgjoj.
Njohë shumë vajza të reja të rinisë së “kulluar”, që nuk lënë gjë pa bërë, për të arritur një jetë që e kanë parë vetëm në ëndërra. Doni apo nuk doni ju, kjo është jeta bardhë e zi, pa ngjyra dhe drita.
Por, përpara se të më shisni moral a mundet të më përgjigjeni pa “maska”:
A mund të më thotë dikush, se çfarë kishte bërë ajo vajzë, më shumë se plot vajza të tjera, që nuk përshtaten dot me realitetin e hidhur ?! A nuk ka plot vajza që nuk e pranojnë fatin e keq që u ka rënë dhe duan ta ndryshojnë me çdo mynyrë?!
A nuk jeni ju shkrimtar, gazetar, vjershëtar, poet, këngëtar e shqiptarë, që doni të na mbushni mëndjen, se “dashuria nuk njeh moshë”. Po tani, çfarë faj moral ka bërë kjo vajzë endrrimtare, që i’u lexoi dhe dëgjoj ju?!
Për të realizuar një ëndër, njeriu përdor të gjitha mjetet edhe ata më të gabuarat, sepse është në ndjekje të saj dhe nuk ka kthim pas.
Ndërsa, për të marrë një jetë, as më shumë e as më pak, duhet të jesh kriminel dhe vrasësi nuk ndjek asgjë, vetëm se plotësonte preversitetin e tij. Dhe ju e nderuat “kriminelin e mirë”, sepse jeni shpirtëshitur.
Si mundet të duroni dhe mos t’ju vijë keq për shpirtin tuaj, që është nxirë blozë dhe nuk ka kohë për t’u zbardhur.
Si mundet ju o të mjerë ta bënit këtë?! Ndërsa vajzën e re ëndërrimtare, e mbuluat me dhe shpejtë e shpejt, sikur të kishte vdekur nga mortaja, në varrin e vrasësit, ulurima, fjalime.
Jo fjalime dosido, por fjalim si ky, që kushurira e kishte lexuar me letër e lot: “Ai ishte një burrë i ndershëm dhe me zëmër të madhe, biznesmen i suksesshëm, me shpirt, që na ka ndihmuar të gjithëve. Humbja e tij, një dhimbje e madhe për ne, fshatin dhe gjithë ata që e kanë njohur”.
Këtë e përsëritët disa herë, ju të gjithë, miqtë, shokët dhe të afërmit e “kriminelit të dashur dhe të mirë”.
Nuk kam asgjë tjetër për t’ju goditur, veç se fjalën e rëndë: Një njeri i mrekullueshëm, si ju more qëlbësira, por pak kriminel dhe pak pusht.
Një plak i pafytyrë, që i’u paska dhënë ndonjë kothere bukë dhe ju paskeni qënë gati ti jepnit dhe gratë, t’ju a q…. por vetëm të mos t’ju a vriste.
Kaq të poshtër jeni që nderoni dhe respektoni një vrasës pa moral, pa shpirt dhe të çartallosur nga çmënduria e aventurës.
Lotët po më shpërthejnë nga sytë, për “kriminelen viktimë”, e për dhjetëra viktima të pafajshme, që mbulohen me turp, pa bërë asnjë turp.
Lotët po më shpërthejnë nga sytë, kur mendoj se si ishte vrarë barbarisht një vajzë e re, pa bërë asgjë të keqe dhe vrarë dy herë nga fyerja dhe poshtërimi. Lotët po më shpërthejnë nga sytë, kur kujtoj tufat me lule, që u hodhën mbi varrin e vrasësit dhe as një trëndafil ferre, mbi varrin e viktimës.
Lotët po më shpërthejnë nga sytë, kur shikoj rracën time, si është transformuar nga varfëria dhe mizerja. Lotët po më shpërthyejnë nga sytë, kur i them vetes të vërtetën e hidhur: Edhe unë jam pjesë e këtij kombi të tjetërsuar.
A do dal dikush që do ta ndal këtë krim shpërfytyrues, sepse ne rinia nuk po mundemi?! Jo se nuk duam, por, sepse vendi është mbushur me prevers pleq si ky.
Këta janë ata që na mësojnë, na tregojnë, na ndihmojnë dhe në fund na vrasin. Jo se na vrasin fizikisht, por na vrasin gjithçka që kemi falas, ëndërrat, shpresat dhe qëllimet, vetëm se janë vrasës në gen.
Dalin pervers që kanë njëqind menyra për të vrarë dhe gjejnë njëqind mënyra për t’u nderuar si kriminel heronj.
Ndaj më duket se edhe ajo që vdes e fundit, sot më ka vdekur. Zoti na mëshiroftë! Na e humbët rrugën në oborrin e shtëpisë tonë dhe nuk dimë çfarë bëjmë, o njerëz që nderoni krimin!

Related

Opinione 1603505010799734341

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item