Sulmi me antitank ndaj Kuvendit në Kosovë, ja kush e merr përgjegjësinë

Pa kaluar 24 orë nga sulmi me antitank ndaj Kuvendit të Kosovës, kanë dalë edhe ata që kanë marrë përsipër këtë akt. Në mediat e Kosov...


Pa kaluar 24 orë nga sulmi me antitank ndaj Kuvendit të Kosovës, kanë dalë edhe ata që kanë marrë përsipër këtë akt. Në mediat e Kosovës ka shkuar një email, nga dërguesi “Rugovasit-Rugovasit” ku theksohet se ata marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj godinës së Kuvendit.
Sipas këtij emaili, i cili është i pakonfirmuar zyrtarisht thuhet se, “Ne banorët e Rugovës kemi ditur të derdhim gjak kurdo që është kërkuar për vendin”.
Emaili-n i plotë
Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.
Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves. Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka dënuar sulmin e mbrëmjes së djeshme ndaj Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se autorët duhet të vihen para drejtësisë.
“Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër demokracisë, stabilitetit, institucioneve legjitime & rrugës Europiane! Autorët para drejtësisë!”, shkruan Bushati në Twitter.

Related

Top Lajm 4949004384167431208

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item