Ballina Aktualitet Shtazë të dekompozuara në arat e Haraçinës (Video)

Shtazë të dekompozuara në arat e Haraçinës (Video)

SHPËRNDAJE

Kjo është Liska 1 vjeçe e cila nëntë ditë me radhë, nuk ka pa njeri të gjallë. Ajo ishte e ngujuar në stallën e Kamer Imerit, dhe po ruante kopenë e dhenve në Haraçinë, në kohën kur uji që vërshoi Shkupin dhe rrethinën u derdh i tëri në këto ara. Banorët dhe policia vlerësojnë se thellësia e ujit në këtë zonë, është të paktën 2 metra. Andaj për të arritur te ferma e Kamerit, ai u desh të pret tash e nëntë ditë ekipin e agjencisë për ushqim dhe veterinari, dhe me anije të depërtojnë deri te stalla.
“Kjo është dita e nëntë e vërshimeve këtu në Haraçinë. Siç po e shihni edhe ju është formuar një liqen artificial. 500 metra larg nga këtu gjenden 200 dhenë të ngordhur”.

Pasi kthehen nga ferma, i vetmi lajm i gëzueshëm për të zotin e fermës, është qeni i tij që i shpëtoi. Fermeri shumëvjeçar Kamer Imeri vajton për humbjen, meqë s’arriti t’i shpëtojë bagëtitë, meqë duhej të kujdeset për sigurinë e familjes. Ai thotë se institucionet duhet të reagojnë më shpejtë që të mos përhapet ndonjë sëmundje, meqë thotë se zonën e përmbytur që tani po i ngjan një liqeni artificial, ka edhe shtazë të tjera të ngordhura, që i ka pru uji.