Ballina Aktualitet SHQIPËRIA KAP VENDIN E PARË PËR TRAFIKIMIN E FEMRAVE, IA KALON EDHE...

SHQIPËRIA KAP VENDIN E PARË PËR TRAFIKIMIN E FEMRAVE, IA KALON EDHE NIGERISË

SHPËRNDAJE
Numri i viktimave të trafikimit dhe të skllavërisë moderne që janë ndihmuar nga organizata ‘Salvation Army’ në Angli dhe Uells është 5-fishuar që nga viti 2012.
Por megjithatë, numri real i viktimave të trafikut të njerëzve, kryesisht femra, llogaritet që të jetë shumë më i madh, rreth 13 mijë.
Bëhet fjalë për femra që shfrytëzohen qoftë për punë skllavëruese, qoftë për tregun e prostitucionit.
Aktualisht në qendrën e kësaj organizate po trajtohen 269 viktima nga Shqipëria, 148 nga Polonia dhe 136 nga Nigeria.

Për shumë vite, burimi më i madh për njerëzit e trafikuar në Britani dhe Evropë ishte Nigeria, por gjatë dy viteve të fundit ka pasur një ndryshim në renditje dhe tashmë është Shqipëra”, tha Anne Read, drejtoreshë e anti-trafikut dhe skllavërisë moderne

Ka rreth 13.000 viktima të punës së detyruar, shfrytëzimit seksual dhe robëri shtëpiake në organizatën ‘Salvation Army’.
Në një intervistë telefonike për Reuters, cituar nga Daily Mail ajo tha se rreth 44% e viktimave shfrytëzohen për qëllime seksuale, 42% për punë skllavëruese dhe 13% janë në robëri shtëpiake.
Ajo shtoi se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar këto femra është krijimi i mundësive reale ekonomike në vendet e origjinës.
Loading...