Shqipëria, 100 mijë euro për përmbytjet në Maqedoni

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar sot se, qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë eu...


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar sot se, qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro popullsinë e prekur nga përmbytjet në Maqedoni.
Në një konferencë për shtyp, Bushati ka bërë me dije se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim për të shfrytëzuar sa më mirë këtë fond.
“Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente”, ka thënë Bushati./ Top Channel/

Related

Shqipëria 3760172944602835478

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item