Rritet numri i baballarëve në Maqedoni që e shfrytëzojnë pushimin e lindjes

Statistikat e Fondit për siguri Shëndetësore të Maqedonisë, tregojnë se numri i baballarëve që shfrytëzojnë të drejtën e pushimit të l...


Statistikat e Fondit për siguri Shëndetësore të Maqedonisë, tregojnë se numri i baballarëve që shfrytëzojnë të drejtën e pushimit të lindjes, është gjithnjë e në rritje.
Këta baballarë, këtë të drejtë e shfrytëzojnë që të kujdesen për fëmijët e tyre foshnja të porsalindur, në procesin e ushqyerjes dhe kujdesit tjetër specifik për fëmijë.
Sipas Fondit për siguri Shëndetësore të Maqedonisë, tani baballarët dalëngadalë po zëvendësojnë nënat në interesin që tregojnë që të kujdesen për fëmijët e tyre, transmeton Zhurnal.
Në gjashtë mujorëshin e parë të këtij viti, sipas statistikave të fondit këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 27 burra (baballarë), që paraqet një rritje drastike në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas ligjit për Punë dhe Politikë Sociale dhe sipas ligjit për Pushime vjetore, nëse një çift punojnë nën një ombrellë administrative kanë të drejtën e zgjedhjes se kush do të merr pushimin. Në këtë rast ”ombrellë administrative” është puna në punë shteti apo edhe ndonjë ndërmarrje private ku punojnë bashkëshortët.

Related

Maqedoni 4108822286973207058

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item