Reshjet e shiut, përmbytje të mëdha në Maqedoni (15 VIDEO)

Maqedoni- Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Shkupi të përmbytet në të katër anët. Si pasojë e përmbytjeve probleme ka pasur me qa...


Maqedoni- Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Shkupi të përmbytet në të katër anët. Si pasojë e përmbytjeve probleme ka pasur me qarkullimin e mjeteve pasi niveli i ujit në rrugë ka qenë shumë i lartë.
Gjithashtu janë shkëputur valët telefonike është ndërprerë furnizimi me energji elektrike si dhe nga era e fortë disa pemë janë shkulur.
Nga të dhënat e para raportohet një person i vdekur. Ajo është një grua e cila mendohet se ka vdekur vetëtimat.
Përmbytjeve nuk i kanë shpëtuar edhe zonat me popullsi shqiptare.
Në disa zona periferike të Shkupit si Hasanbeg, Stajkovc dhe zona tjera shqiptarët janë duke u evakuuar për shkak të pamundësisë për të qëndruar në shtëpitë pasi iu janë përmbytur.
Probleme për shkak të reshjeve ka pasur edhe në Komunën e Çairit, komunë në të cilën jetojnë edhe disa shqiptarë.
Banorët e lagjeve të kësaj komune po “luftojnë” me ujin i cili ka hyrë nëpër bodrumet e shtëpive të tyre. Kjo nuk është hera e parë e as e fundit. Pas çdo shiu të rrëmbyeshëm, për shkak të rrjetit të dobët të kanalizimit, shtëpitë e qytetarëve të Çairit mbushen me ujë, gjë që u shkakton probleme dhe vështirësi të mëdha.
Gjithashtu në Çarshinë e Shkupit, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm uji shkon rrëke në rrugë, madje të bën të mendosh se Çarshia është bërë me lum. Në videon më poshtë mund të shihni gjendjen e Çarshisë.
Për shkak të situatës presidenti i Maqedonisë, presidenti George Ivanov ka dhënë urdhër për aktivizimin e ushtrisë për të dhënë ndihmën e parë në zonat që kanë dëmet më të mëdha nga reshjet./bw





Related

Top Lajm 5296722249243185113

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item