Programi, festa e birrës 10-14 Gusht/Korça gati të mirëpresë mijëra vizitorë

Në qytetin e Korçës ashtu si çdo vit në data 10-14 Gusht zhvillohet festa e Birrës, tashmë e kthyer në një festë me traditë 10 vjeçare...


Në qytetin e Korçës ashtu si çdo vit në data 10-14 Gusht zhvillohet festa e Birrës, tashmë e kthyer në një festë me traditë 10 vjeçare.
Ashtu si në festat e mëparshme edhe këtë vit, bashkia e qytetit dhe organiatorët kanë menduar një seri aktivitetesh, nga ato kulturoret tek lojrat.
Edhe këtë verë, Korça pritet të vizitohet nga mijëra qytetarë anembanë vendit, turistë, diplomatë të akredituar në Tiranë, politikanë etj.
Nje projekt i filluar nga bashkia  e Korcës në kohën kur ky institucion drejtohej nga zv/Kryeministri aktual Niko Peleshi, kjo festë është kthyer në një nga aktivitetet më të mëdha festiv në vend. Për specifiken e vet ndoshta është më i madhi në Shqipëri.
Disa nga lojrat që do të zhvillohen gjatë ditëve të festës:
1. LOJE BIRRE : STAFETA
Dy grupe me 6 lojtarë vendosen përballe njëri-tjetrit në një  tryezë me nga një gotë birre përpara  dhe bëjnë gare kush i pi i pari birrat duke filluar nga lojtari i pari, i dyti dhe kështu me radhe. ( lojtari i dytë do fillojë të pijë birrën vetëm pasi ta ketë mbaruar lojtari i parë dhe ta kete kthyer gotën bosh përmbys, i treti pasi të ketë mbaruar i dyti dhe kështu me rradhë).Lojtari I fundit që vendos dhe fitoren e lojës ka gotën më të madhe. Fiton grupi që përfundon i pari I cili bërtet “FESTA E BIRRëS VETËM Në KORÇË”
2. LOJE BIRRE : STAFETA ( varianti II )
Lojtarët janë të vendosur në rresht me një distancë disa metra nga tavolina ku janë vendosur gotat e birrës. Gotat e birrës të vendosura në tavoline kanë nr. përkatës dhe personat që do të shkojnë të marrin gotat pasi të jepet starti, do të marrin gotën me numrin që i përket.
I pari gotën 1, i dyti gotën 2, e me rradhë.
(shënim: do të kemi nga 2 gota me të njëjtin nr. p.sh dy gota me nr.1, 2 , 3, 4, 5, 6) Personi i parë pasi jepet start vrapon tek tavolina ku janë gotat e birrës, merr gotën me nr. 1 e pi dhe vrapon tek lojtari i skuadres me nr.2 duke i lënë stafetën e kështu deri tek personi i fundit i skuadrës.
3. LOJE BIRRE : 6 Gota
Materialet e nevojshme  : 1 zar , 6 gota birre dhe 6 persona.
Rregullat e lojës : Në një tavolinë vendosen 6 gota me birrë, secila gotë do të ketë të ngjitur nr. përkatës 1, 2,3 deri me 6.
Lojtari iparë hedh zarin dhe duhet të pijë gotën që korespondon me nr. e zarit që  hedh. P.sh n.q.s personi i parë hedh 5 ai duhet të pijë gotën me nr.5. Pastaj personi i dytë hedh zarin n.q.s hedh përsëri nr.5 duhet të pasojë zarin tek personi tjetër pasi gota me nr. 5 është konsumuar e kështu me radhë. Loja do të vazhdoje deri sa të konsumohen të gjitha birrat dhe personi që ka pirë më shumtë  gota me birrë fiton lojën.
4. LOJE BIRRE : NDJEKJA E GJASHTëS
Materialet e nevojshme : 4 persona, 2 gota, zare dhe birrë.
Rregulat e lojës : Uluni në një rreth dhe jepuni 2 personave të cilët janë përballë njëri-tjetrit, nga një gotë me një zar brenda rrutulloni zaret brenda në gotë dhe n.q.s zaret bihen:
1= paso gotën me zar në personi në të majtë.
2= paso gotën me zar në personi në të djathtë.
4= një pije për personin në të majtë
5= një pije për personin në të djathtë
6= një gotë për vete dhe do thotë fort (puthu me Milon)  /citynews/

Related

Kultura 6646285026698482594

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item