Ballina Aktualitet Presidencialet në SHBA – Gjendja shëndetësore e Trump dhe Clinton shkakton debat

Presidencialet në SHBA – Gjendja shëndetësore e Trump dhe Clinton shkakton debat

SHPËRNDAJE

Shëndeti i kandidatëve presidencialë në SHBA është kthyer në një çështje debati, duke qënë se edhe mosha e rivalëve Donald Trump dhe Hillary Clinton është relativisht e madhe. Demokratët dhe republikanët kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta që kanë patur objektiv gjendjen shëndetësore të pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë. Aktualisht Trump është 70-vjeçar, ndërkohë që Clinton do të ketë plot 69 vite mbi shpinë në muajin tetor. Në rast triumfi, Trump do të hyjë në histori si Presidenti më i vjetër që merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shëndeti i kandidatëve Donald Trump dhe Hilary Clinton është kthyer në një çështje debati, teksa shumë persona kanë vënë në pikëpyetje gjëndjen e tyre shëndetsore për shkak të moshës relativisht të madhe.
Megjithatë, në një prononcim të fundit, mjeku i miliarderit Donald Trump, Dr. Harold Bornstein, është shprehur se raportin për klientin të cilit i ka shërbyer prej shumë dekadash sëbashku me babain e tij, nuk ka patur asnjë problem madhor.
Ai shton se nëse do të zgjidhet President, Trump do të jetë një prej drejtuesve më të shendetshëm të Shtëpisë së Bardhë.
Doktor Harold Bornstein thotë se Trump merr vetëm 81 miligram aspirinë në ditë si dhe një sasi të ulët statini, një drogë kjo që shërben për uljen e nivelit të kolesterolit me qëllim parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Nga ana tjetër, kandidatja Hillary Clinton u akuzua se po fshihte një sëmundje të rëndë, pasi në një ditë të nxehtë vere kishte veshur një pallto të trashë.
Akuzat erdhën nga zëdhënësit e fushatës së Trump, por u hodhën menjëherë poshtë nga kampi demokrat. Të dy kandidatët kanë paraqitur raporte nga mjekët e tyre personalë, por asnjë nuk ka pranuar që të publikojë kartelën e plotë mjekësore.
Donald Trump mbushi plot 70 vite më datë 14 qershor të këtij viti. Në rast se ai do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, miliarderi do të bëhet automatikisht Presidenti më i vjetër që merr zyrën e Shtëpisë së Bardhë.
Nga ana tjetër, edhe mosha e Hilary Clinton është relativisht e madhe.Ish-sekretarja e Shtetit, do të mbushë 69 vite në tetor të këtij viti.
Presidenti më i vjetër që ka shërbyer si Presidentit i Shteteve të Bashkuara ka qënë Ronald Regan, i cili u fut në Shtëpinë e Bardhë kur ishte 69 vjeç e 349 ditë dhe u largua në moshën 77 vjeçare.
Ndërkohë, Presidenti më i ri ka qenë John Kenedy, i cili në kohën që mori në drejtim administratën kishte 43 vite dhe 236 ditë mbi shpinë.