Përse jeni ende beqare, sipas horoskopit

Dashi : E kupton se nuk ke nevojë për një burrë, që të ndjehesh e plotë. Prandaj, sa herë që një mashkull të afrohet, ti menjëherë fillo...

Dashi: E kupton se nuk ke nevojë për një burrë, që të ndjehesh e plotë. Prandaj, sa herë që një mashkull të afrohet, ti menjëherë fillon që t’i analizosh të metat e tij. E, në momentin që ai thotë diçka që ty të duket e papërshtatshme, menjëherë ia jep shqelmin. Nuk je në gjendje të tolerosh askënd. Standardet e tua janë shumë të larta, gjë që është e mirë.
Demi: Ende je e ngujuar në dikë, për të cilin nuk është dashur të mërzitesh fare. Mbase fjala është për ndonjë ish- të dashur. Mbase është dashuri “platonike”. Sido që të jetë rasti, dashuria që nuk po të kthehet, po të pengon që të përjetosh lumturinë me persona tjerë. Më beso, shumë persona janë të interesuar për ty.
Binjakët: Ende nuk je e sigurt se çfarë kërkon nga një lidhje. Është vështirë ta gjesh të duhurin, kur je duke kërkuar djelmosha të këqinj. Para se të hysh në një lidhje, duhet t’i japësh vetes kohë që ta kuptosh për vete se çfarë dëshiron nga jeta.
Gaforja: Ti do dikë me të cilin mund të rehatohesh, dikë që mund të jetë serioz me ty, si ti me të. Fatkeqësisht, në këtë kohë, është vështirë ta gjesh dikë që ka të përbashkët këtë dashuri pë monogaminë.
Luani: Je vetvetja dhe nuk je e gatshme të bësh kompromis me këtë. Nuk dëshiron të shtiresh që je dikush tjetër, apo të fshehësh pjesë të tuat, në mënyrë që t’i lësh përshtypje personave tjerë. Prandaj, edhe mund t’i frikësosh disa meshkuj. Ata janë të mësuar me vajza që ndryshojnë për t’u përshtatur, derisa prej teje ndjehen të frikësuar.
Virgjëresha: Je person i dashur dhe i dhembshur. Je e gatshme që edhe me të huajin ta ndash ushqimin. Por, një gjë e tillë është duke të nxjerrë telashe. Meshkujt modern mendojnë se mund të të shfrytëzojnë, për shkak se je e mirë. Duhet të ngrisësh standardet dhe të mos tolerosh të jesh lodër e askujt.
Peshorja: Je sharmante, por për ta parë këtë gjë, njerëzit duhet të rijnë me ty shumë kohë, pasi që fillimisht dukesh e turpshme. Kur të pëlqen dikush, ideja e jote e flirtimit me të është vënia e kontaktit me sy. Kurrë nuk je e gatshme të shkosh përtej asaj.
Akrepi: Je ende beqare, pasi që ende po mundohesh ta kuptosh nëse në të vërtetë do një të dashur. Edhe ashtu, jeta si beqare nuk është aq e keqe, apo jo? Një jetë e tillë ka filluar të të pëlqejë.
Shigjetari: Gjëja që ti e urren më së shumti është kur simpatisë sate i duhen me orë për t’iu përgjigjur mesazhit, derisa i duhet një jetë e tërë për të të kërkuar të dilni. Megjithatë, duhet të kesh durim dhe mos t’ia shprehësh ndjenjat menjëherë, pasi që mund ta frikësosh.
Bricjapi: Nuk të pëlqen të shprehësh ndjenjat e tua. Në të vërtetë, dëshiron të mos kesh fare ndjenja. Prandaj, sa herë që nis të të pëlqejë dikush, ti e dëgjon pjesën logjike të trurit, në vend të pasionit në zemër.
Ujori: Ose mundohesh shumë, ose nuk mundohesh fare. Nuk ka diçka në mes tek ti. Për të funksionuar gjërat, duhet të gjesh balansin.
Peshqit: Posa që nis të të pëlqejë dikush, nuk mund ta paramendosh jetën pa të. Prandaj edhe gjithnjë je e gatshme t’iu japësh shans të dytë edhe atyre që nuk e meritojnë.

Related

Horoskopi 5961474388695835136

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item