Ballina Aktualitet Pas bashkëpunimit me Anjeza Brankën, Meti godet përsëri me “S’ka si ti”...

Pas bashkëpunimit me Anjeza Brankën, Meti godet përsëri me “S’ka si ti” (Video)

SHPËRNDAJE


Muhamet Bajrami nuk ka të ndalur. Ai së fundi u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të këngës “Asnjo” në bashkëpunim me Anjeza Branken.

U fol edhe se mund të ketë diçka mes këngëtarëve në fjalë.
Ndërkohë, nga Muhameti pak kohë më parë erdhi edhe coveri i këngës “Ajo” të Getit dhe Majkut. Ky cover u bë sensacion për shkak të shndërrimit të këngës nga rep në folk.
Tani Muhamet Bajrami, që është bërë kaq i ndjekur edhe në rrjete sociale ka edituar videoklipin e këngës me titull “S’ka si ti”, produkt muzikorë i Nurtel dhe Granit Gashi nga “Massive Production”. Videoklipi është punuar nga “M production”.
Kjo është një këngë me ritme verore, me pamje shumë te bukura dhe që i përshtaten stinës. Meti po duket tamam zemërthyer, andaj kujdes vajza…
Shikoni videoklipin e këngës “S’ka si ti”.

Ja edhe kënga “Asnjo” në bashkëpunim me Anjeza Brankën,

Loading...