Paralajmërohet mot i keq të enjten dhe të premten në Maqedoni (VIDEO)

Ndërsa situata e rëndë vazhdon në më shumë rajone si pasojë e reshjeve intensive të së shtunës, sinoptikanët paralajmërojnë për shira...


Ndërsa situata e rëndë vazhdon në më shumë rajone si pasojë e reshjeve intensive të së shtunës, sinoptikanët paralajmërojnë për shira dhe bubullima në dy ditët e ardhshme.
Moti i keq pritet ta përfshijë Maqedoninë veriperëndimore mbrëmjen e së enjtes, ndërsa mbrëmjen e së premtes era do të fryjë me një shpejtësi prej 90 kilometra në orë. “Gjatë ditës së nesërme moti gjatë ditës do të jetë me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të kemi mot jo të qëndrueshëm me bubullima, erë dhe të reshura. Reshjet më të theksuara do të jenë në veri dhe perëndim të vendit.
Nuk përjsahtohet mundësia e përkeqësimit të motit. Edhe të premten moti do të jetë jo i qëndrueshëm, do të ketë shi lokal dhe do të fryjë erë e cila në disa rajone do të arrijë edhe deri në 90 kilometra në orë”, deklaroi Lena Jovanovska, sinoptikane.

Related

Top Lajm 5250080263127910482

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item