Papa Françesku: ISIS-i nuk përfaqëson Islamin

“Nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasësh për Islamin  dhunshëm dhe për terrorizimin islamik. Në të kundërt, duhet të flisja edhe p...


“Nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasësh për Islamin  dhunshëm dhe për terrorizimin islamik. Në të kundërt, duhet të flisja edhe për katolikë të dhunshëm. Kam folur gjatë me Imamin e Kajros, e di atë që mendojnë, duan paqen. Në çdo besim fetar, ka ‘grupe fondamentaliste’. Shteti që e përkufizon veten si islamik, paraqet kartën e tij të identitetit, por nuk është Islami”.
Kështu është shprehur Papa Françesko mbi avionin që e sillte nga Krakovia drejt Romës.
Papa ka dënuar sërish luftërat që bëhen në emër të besimit, por që në të vërtetë nuk janë të tilla. Një mesazh i ri paqeje pas atyre të lëshuara në ditët e shkuara, që e kanë si protagonist në Krakovia së bashku me 1 milionë e 600 mijë të rinj në Ditën Botërore të Rinisë. Papa edhe një herë ka refuzuar të flasë për islamistët si terroristë.

Related

Botë 5626874550787407244

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item