Një diktaturë e re po lind në Turqi: Urdhërohet djegia e qindra librave

Pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik, qeveria turke përveç se ka mbyllur qindra media, ka vendosur të djegë rreth...


Pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik, qeveria turke përveç se ka mbyllur qindra media, ka vendosur të djegë rreth 672 libra, revista dhe gazeta që sipas saj i përkasin Fetos.
Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, ndërsa titujt në fjalë janë nëpër bibliotekat publike në vend. Për vendimin janë njoftuar 81 guvernator në të gjithë vendin.
Në listë përfshihen edhe shumë botime shkencore dhe për këtë, vendimi u është dërguar edhe universiteteve.
Urdhëri i është dërguar Bibliotekës Kombëtare në Ankara, 1,121 bibliotekave popullore, 559 bibliotekave universitare dhe 27,948 bibliotekave tjera, raporton Ora Neës, ndërsa mes të tjerash kërkohet të mblidhen edhe revistat për fëmijë si revista për fëmijë Biçikleta, Gonxha etj, shkruan gazeta opozitare turke Sozcu.

Related

Botë 4835434076307425140

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item