Nënë e bijë gjenden të gjalla në mes të mbeturinave (VIDEO)

Një grua dhe vajza e saj e mitur janë gjetur mbrëmjen e kaluar në një fushë të përmbytur në afërsi të qarkores së Shkupit. Atyre në ...


Një grua dhe vajza e saj e mitur janë gjetur mbrëmjen e kaluar në një fushë të përmbytur në afërsi të qarkores së Shkupit. Atyre në ndihmë i’u ka dal Besim Veseli, një banor i fshatit Hasanbeg. Ai rrëfen për Alsat se kishte ndaluar në autostradë për të parë dëmet nga vërshimet, kur vërejti në baltë një dorë duke kërkuar ndihmë. Ai sqaron pasi është afruar ka parë një grua rreth të dyzetave me vajzën e saj të mitur të zhytura në baltë. Pasi i ka nxjerr nga balta, ai i ka futur në makinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar një autoambulance të cilën e ka takuar në lagjen Maxhari. Nuk i ka pyetur për emrin pasi thotë se kanë qenë tepër të lodhura. Në vijim të ndjekim rrëfimin e Besim Veselit.
Alsat-M

Related

Maqedoni 7177270808831029129

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item