Ndotja, në Shqipëri vdesin 171 persona për çdo 100 mijë banorë

Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar një video ku tregon numrin e vdekjeve për 100 mijë banorë, si pasojë e ndotjes së ajrit. Kështu, në...


Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar një video ku tregon numrin e vdekjeve për 100 mijë banorë, si pasojë e ndotjes së ajrit.

Kështu, në Shqipëri numri i vdekjeve është 171.4 të vdekur për 100 mijë banorë dhe numri është më i lartë se sa Sierra Leone. Shkaku kryesor për ndotjen e në Shqipëri e luan sektori i energjisë me 44% të emetimit të gazrave serë.

Në Kinë, numri i vdekjeve për 100 mijë banorë është 163.1. Në rajon, Serbia ka numrin më të ulët me 137.2 vdekje për 100 mijë banorë e ndjekur nga Rumania dhe Ukraina.

Numrin më të lartë në rajon për vdekjet për shkak të ndotjes, e ka Bosnja dhe Hercegovina ,e 223.6 vdekje, ku rolin kryesor e luan trafiku rrugor.

Gjeorgjia është një nga vendet me vdekshmëri të lartë për shkak të ndotjes, duke regjistruar 292.3 vdekje për 100 mijë banorë, duke lënë pas edhe Korenë e Veriut.

Sipas Forumit Ekonomik botëror, në botë çdo ditë vdesin 18.000  persona për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa në vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri në total është 6.5 milionë. Kjo shifër është më e lartë se numri i të vrarëve nga HIV / AIDS, tuberkulozi dhe disa sëmundje të tjera.

Në fakt, ndotja e ajrit është kërcënimi i katërt më i madh për shëndetin e njeriut, pas presionit të lartë të gjakut, rreziqet ushqimore dhe pirja e duhanit.

Related

Shqipëria 3742055084375476209

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item