Ballina Aktualitet Menduh Thaçi homazhe tek varri i Arbën Xhaferrit

Menduh Thaçi homazhe tek varri i Arbën Xhaferrit

SHPËRNDAJE
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferrit në Tetovë, në shenjë përkujtimi të liderit dhe themeluesit të kësaj partie. Thaçi ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, në varrezat e qytetit të Tetovës.  Kreu i PDSH këtë ritual e bën çdo vit duke përkujtuar Xhaferrin.
Arben Xhaferi u nda  nga jeta  pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare.  Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë.
Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.
Arbër Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948.  (INA)