Maqedonia sot në zi, MPB vazhdon kërkimet për të zhdukurit

Maqedonia është në zi në kujtim të viktimave të përmbytjeve katastrofike mbrëmjen e së premtes. Flamujt anë ulur në gjysmështizë. Ndër...


Maqedonia është në zi në kujtim të viktimave të përmbytjeve katastrofike mbrëmjen e së premtes. Flamujt anë ulur në gjysmështizë. Ndërkohë policia është akoma në terren në kërkim të personave të zhdukur në rajonet e përfshira nga përmbytjet në rajonin e Shkupit. Ekipet e MPB-së janë duke kontrolluar vendbanimet pas tërheqjes së ujit, ndërsa kërkimet sidomos janë përqëndruar në bodrumet e shtëpive të përmbytura. Bilanci zyrtar i viktimave mbetet i njëjtë, 21 të vdekur. 
Viktimat e e identifikuara deri më tani nga policia janë:

1. Bajram Mustafa i lindur në vitin 1949
2. Enes Mustafa i lindur më 2014
3. Katerina Mitrova e lindur më 1933
4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940
5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955
6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941
7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu
8. Zemrije Sinani e lindur në vitin 1985
9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka
10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka
11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova
12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu
13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë
14. Qazim Iseni i lindur në vitin 1933 nga Hasanbegu
15. Lubica Dimcevska i lindur në vitin 1935 nga fshati Creshevë
16. Sllavka Iliç e lindur në vitin 1956
17. Tomislav Iliç i lindur në 1950
18. Mirko Mitkovski i lindur në vitin 1949 nga fshati Creshevë
19. Dostana Dimitrievska e lindur në vitin 1974
20. Ubavska Jovevska, e lindur në vitin 1965 fshati Stajkovc
21. Një fëmijë tetëvecjar
MPB ka njoftuar gjithashtu se nuk denoncime të reja për persona të tjerë të zhdukur, ndërsa numri i personave të lënduar dhe të hospitalizuar mbetet i njëjtë, 22 persona. Policia thotë se është arritur të identifikohen 20 persona, ndërsa për njërin nga viktimat është duke vazhduar ende procesi i identifikimit. MPB nuk përjashton mundësinë e rritjes së numrit të të vdekurve, pas përfundimit të kontrollit të detajuar të terrenit.

Related

Maqedoni 4033651502158803186

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item