Ballina Aktualitet KSHZ: RRETH 8 MIJË QYTETARË U VERIFIKUAN, SONTE PËRFUNDON AFATI

KSHZ: RRETH 8 MIJË QYTETARË U VERIFIKUAN, SONTE PËRFUNDON AFATI

SHPËRNDAJE

Sot përfundon afati i paraqitjes së 39 502 votuesve në Listën Zgjedhore të cilët nga katër liderët politik, nënshkrues të Marrëveshjes  së Përzhinos, u cilësuan si votues të dyshimtë, raporton SHENJA.
 Të gjithë mërgimtarët që janë në listën e votuesve të dyshimtë, nëse dëshirojnë që të jenë pjesë e listës zgjedhore, kanë mundësi që paraqitjen e tyre ta bëjnë deri në ora 24:00. Nga KSHZ, zëdhënësi Admir Shabani thotë se sipas kodit zgjedhor, të gjithë personat të cilët nuk do të paraqiten për të verifikuar të dhënat e tyre në listën zgjedhore do të fshihen nga ajo, por do të kenë edhe një mundësi të fundit gjatë inspektimit publik.
“Ndërsa gjatë kohës së inspektimit publik të listës zgjedhore ato edhe njëherë do ta kenë mundësinë në afatin e paparaparë ligjor, që në njërën prej zyrave rajonale të KSHZ-së, përkatësisht në zyrën rajonale kompetente sipas adresës së banimit të votuesit të shkojnë dhe të plotësojnë kërkesë në listën zgjedhore duke parashtruar edhe dokumentin përkatës, letërnjoftimin valid ose pashaportën valide”, deklaroi Admir Shabani, KSHZ.
Nga KSHZ thonë se nuk kanë mundësi që afati të shtyhet edhe pse Maqedonia është në gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve në Hasanbeg dhe rrethinë. E vetmja mundësi që mërgimtarëve shqiptar t’u jepet afat për regjistrim në Listën zgjedhore është që Ministria e Drejtësisë, t’i propozoj Kuvendit ndryshime të Kodit Zgjedhor. TV SHENJA tashmë tre ditë pret përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, por gjatë ditës së sotme janë tërësisht të pakapshëm për komunikim.
Nga KSHZ sot njoftuan se deri sot në mesditë, janë dorëzuar gjithsej 7931 paraqitje të qytetarëve mërgimtar, prej të cilëve 4555 përmes aplikimeve në internet, ndërsa 3376 përmes zyrave rajonale të KSHZ-së.
Mefail Ismaili /SHENJA/


KSHZ: Rreth 8 mijë qytetarë u verifikuan, sonte… by tvshenjaofficial