Ballina Aktualitet KSHZ: 30 MIJË E 447 VOTUES TË HIQEN NGA LISTA

KSHZ: 30 MIJË E 447 VOTUES TË HIQEN NGA LISTA

SHPËRNDAJE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve votoi raportin për procedurën e fshirjes së votuesve të dyshimtë të diasporës, sipas të cilit nga lista zgjedhore, prej 39 502 mërgimtarëve të dyshimtë duhet të fshihen 30 447, shumica shqiptarë. Në raportin e miratuar vetëm 8 922 mërgimtarë kanë kërkuar që të regjistrohen, por 21 prej tyre u është refuzuar kërkesa dhe atë një kërkesë për shkak të shkrimit të palexueshëm, 9 kërkesa për shkak të papërshtatshmërisë së dokumenteve, 9 për shkak se kanë dorëzuar dokumente të pavlefshme dhe 2 kërkesa kanë pasur dokumentacion të paplotësuar.

Kështu që nga 39 502 mërgimtarët e dyshimtë, në listë zgjedhore do të regjistrohen vetëm 8 901. Në raport po ashtu thuhet se me kërkesë të KSHZ-së, MPB ka konstatuar që nga votuesit e dyshimtë në mërgim, gjashtë kanë ndërruar jetë, 51 persona janë paraqitur se janë me punë të përkohshme jashtë vendi, 54 persona e kanë humbur të drejtën e votës në baza të ndrysme dhe dy persona kanë dorëzuar kërkesë për ndryshimin e të dhënave në listën zgjedhore.
Pas prezantimit të Raportit, anëtari i KSHZ-së, nga BDI, Subhi Jakupi deklaroi se ata nuk duhet ta mbyllin procedurën për regjistrimin e mërgimtarëve në listën zgjedhore se këtë ua garanton edhe Kushtetuta.
“Komisioni shtetëror i zgjedhjeve patjetër duhet të bëjë përpjekje më tepër që mos mbesim me miratimin e këtij raporti dhe për këto qytetarë të mos kemi obligim, por ti ftojmë gjithmonë deri në mbajtjen e zgjedhjes që të munden ata të paraqiten”, deklaroi Jakupi.
Sipas anëtarit të KSHZ-së nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibrahimit, Komisioni tanimë e ka kryer punën e vetë, ndërsa janë partitë politike ata të cilët duhet t’i japin fund krizës politike.
“Këto janë rezultatet dhe patjetër si anëtarë të KSHZ-së duhet të qëndrojmë pas kësaj dhe Raportin të miratrohet njëzëshëm me atë që jepet porosi deri tek partitë politike që të ulen dhe të konstatojnë se KSHZ e mbarojë punën e saj, atë që kërkonin ata ne e bemë”, tha Ibrahimi.
Tani mundësia e 30 447 mërgimtarëve, për t’u paraqitur në listen zgjedhore, është afati 15 ditor i inspektimit publik të listës zgjedhore, ndërsa kjo bëhet në periudhë të caktuar para çdo cikli zgjedhor.
Mefail Ismaili /SHENJA/


KSHZ: 30 mijë e 447 votues të hiqen nga Lista by tvshenjaofficial

Loading...