Kryetari i BESËS, Bilall Kasami, u drejtohet me letër KSHZ-së, Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e njeriut

Bilall Kasami Ditë më parë Lëvizja BESA ishte zotuar publikisht se do të fillojë ta realizojë një aksion të gjerë për ta shpëtuar...

Bilall Kasami

Ditë më parë Lëvizja BESA ishte zotuar publikisht se do të fillojë ta realizojë një aksion të gjerë për ta shpëtuar votuesin shqiptar, kjo për shkak të mundësisë së fshirjes nga lista e shpallur me 40 mijë persona të kontestuar nga KSHZ-ja. Kështu, mes tjerash, aktivistët e BESËS do ta kontaktojnë secilin votues të asaj liste dhe do t’ia dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë. Në vazhdën e këtij aksioni gjithëpërfshirës sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u ka dërguar nga një letër Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e njeriut, si ODIHR, HRW, TIM dhe Komitetit të Helsinkut, në të cilat ka shpjeguar se me listën e personave që fshihen nga lista zgjedhore, shkaktohet diskriminim i madh ndaj të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, pas kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, ka rezultuar se ndër personat potencialë, që janë vendosur në këtë listë për fshirje, një numër i madh i tyre janë persona dhe qytetarë realë, madje shumë prej tyre edhe familjarë të drejtuesve dhe aktivistëve të BESËS. Po ashtu në emër të kryetarit të BESËS, Kasami, është ngritur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të KSHZ-së për ta kontestuar të drejtën e votës, e cila është e garantuar për çdo qytetar si e drejtë e pamohueshme kushtetuese, ligjore dhe njerëzore.

Related

Maqedoni 6356971814293105576

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item