KOMUNA E BURSËS DËRGON NDIHMA PËR SHKUPIN

Katër maunë me ndihma të mbledhura me mbështetjen e biznesmenëve bamirës nën udhëheqjen e Komunës së Bursës, u nisën për familjet e vi...


Katër maunë me ndihma të mbledhura me mbështetjen e biznesmenëve bamirës nën udhëheqjen e Komunës së Bursës, u nisën për familjet e viktimave të përmbytjeve në Shkup dhe rrethinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Komunës së Bursës Recep Altepe, në një deklaratë për gazetarët, tha se kanë përgatitur këto ndihma për të kryer detyrën e tyre si Bursa.
Ai duke theksuar se ky shërbim është “projekt i vëllazërisë”, tha se “Për shkak të përmbytjes urgjentisht filluam këtë fushatë. Jemi duke e dërguar këtë autokolonë që ndihma e parë të dërgohet nga Bursa”.
Altepe i cili u shpreh se miqësia vërehet në momente të vështira, u shpreh: “Mundohemi që gjithmonë të vrapojmë për ndihmë tek vendet mike dhe vëllezër. Turqia gjithmonë tregon atributin e liderit pavarësisht se ka kaluar nga një periudhë problematike dhe ka kaluar një periudhë të tentativës për grusht shteti. Në vendin vëlla Maqedoni për shkak të përmbytjes kishte humbje të njerëzve dhe produkteve. Përmbytjet shkaktuan shkatërrime të mëdha. Në drejtim të nevojave të rajonit përgatitëm 4 maunë me ushqim dhe mobilje.”
Altepe theksoi se në ndihma përfshihet ujë, vaj, sheqer, makarona, oriz dhe shumë materiale të ndryshme ushqimore.

Related

Maqedoni 5088988890500039130

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item