“Komploti ukrainas”, Rusia njofton “lojëra lufte” në Detin e Zi

Vetëm pak pasi presidenti Vladimir Putin mblodhi këshillin e sigurisë, Marina ruse njoftoi stërvitje ushtarake në Detin e Zi, të konside...


Vetëm pak pasi presidenti Vladimir Putin mblodhi këshillin e sigurisë, Marina ruse njoftoi stërvitje ushtarake në Detin e Zi, të konsideruar nga Perëndimi si një “lojë lufte”, një ditë pasi kreu i Kremlinit akuzoi Ukrainën se është përpjekur të provokojë një konflikt mbi Krimenë, gadishull të cilin Moska e akeksoi në vitin 2014 nga vet Ukraina.

Qëndrimi luftarak thekson edhe njëherë shqetësimet në Ukrainë se Rusia mund të jetë duke planifikuar një përshkallëzim të luftimeve në betejën mes Kievit dhe separatistëve prorusë në lindje të vendit, të cilat janë zvogëluar me kalimin e kohës nga një proces paqeje të brishtë.

Duke përdorur një prej retorikave më agresive ndaj Kievit që prej zhvillimit të luftës për Krimenë rreth dy vite më parë, Putin u angazhua se do të ndërmarrë masa kundër Ukrainës, të cilën e akuzoi se kishte dërguar sabotatorë në Krime për të kryer veprime terroriste.

Ukraina i ka quajtur false këto pretendime apo akuza, ndërsa ka thënë se ato duken si një pretekst për Rusinë që të përshkallëzojë armiqësinë. Një përshkallëzim i tillë mund të përdoret nga Putin për të kërkuar kushte më favorizuese në procesin e paqes me Ukrainën, ose për të nxitur pasionet e nacionalistëve në shtëpi përpara zgjedhjeve parlamentare ruse të muajit të ardhshëm.

Udhëheqësi rus u takua me krerët më të lartë ushtarakë dhe ata të shërbimeve sekrete gjatë kësaj të enjteje, si dhe shqyrtoi “skenarët për masat e sigurisë antiterrorizëm përgjatë kufirit tokës, atij detar dhe hapësirën ajrore të Krimesë”, bëri të ditur Kremlini.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ndërkohë, tha se kishte urdhëruar të gjitha njësitë ushtarake ukrainase pranë Krimesë dhe në Ukrainën lindore që të jenë në gatishmërinë maksimale për luftë. Ai kërkoi gjithashtu të bisedonte urgjentisht me Putinin, me krerët e Francës dhe Gjermanisë, me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, si dhe presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Marina ruse, flota e së cilës në Detin e Zi e ka bazën në Krime, do të nisë të zhvillojë stërvitje ushtarake në atë zonë, për të praktikuar zmbrapsjen e sulmeve nënujore nga sabotatorët.

Rusia njoftoi se kishte kapur të infiltruarit, pas të paktën dy përplasjesh të armatosura në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës përgjatë fundjavës së kaluar, ndërsa një prej ushtarëve të saj dhe një agjent i shërbimeve të sigurisë FSB kishin mbetur të vdekur. Kievi mohon që ngjarje të tilla të kenë ndodhur në realitet.

Megjithatë, cilado qoftë e vërteta, pretendimet kanë tronditur tashmë bisedimet e planifikuara për lindjen e Ukrainës jashtë axhendës zyrtare të samitit të G20-s në Kinë, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Putin tha se bisedime të tilla tashmë do të ishin të pavlera.

Related

Botë 2203107484554539252

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item