Ballina Aktualitet ”Komitët” e shpallin Zaevin ”Persona non grata” (FOTO)

”Komitët” e shpallin Zaevin ”Persona non grata” (FOTO)

SHPËRNDAJE
Tifozët e Vardarit, të njohur si ”Komitët” e kanë shpallur si ”Persona non grata” kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev pas prezencës së tij në ndeshjen Shkëndija-Gent.
Në disa fotografi, emri i Zoran Zaev shihet me nënshkrimin ”Zaev është Persona non grata për Vardarin”.
Gjithasthu nëpër Shkup mund të gjeni mbishkrimet ”Komitët i kanë Gocen, Janen dhe Damen. Zaev e ka Xhemë Hasën. Turpërohu tradhëtar”
Në hyrjen e tribunave ku bëjnë tifo ”Komitët” shihet fotografia e Zaevit e përpunuar ku ai shihet me plis dhe nënshkrimin ”Balist no.121, Brigada Xhem Hasa. Ndalohet shitja e biletave për këtë person.”
Më herët ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgievski Zoran Zaevit i tha ”patriot i vërtetë nuk bëhesh duke e mbështetur Shkëndijën por duke e ndjekur Zvezdën, Partizanin, Aca Lukasin, Cecën dhe të jesh mbështetës i kësaj muzike.” shkruan mes tjerash Lubço Georgievski, kryetar i OBRM-Popullore dhe ish-kryeministër i Maqedonisë.