Këto 10 pyetje mund të parashikojnë, nëse do të jeni të suksesshëm në jetë

Suksesi nuk është i kufizuar vetëm në atë, se sa larg ju jeni ngjitur në shkallën e korporatave, por edhe në aspekte të tjera të jetës...


Suksesi nuk është i kufizuar vetëm në atë, se sa larg ju jeni ngjitur në shkallën e korporatave, por edhe në aspekte të tjera të jetës, të tilla si vendosja e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe familjes, duke ndjekur dhe arritjen e qëllimeve dhe realizimin e ëndrrave, si dhe thjeshtë duke përqafuar atë që jeni. Megjithatë, ka shenja shkencërisht të provuara, që të tregojnë nëse me të vërtetë do të jeni të suksesshëm në jetë, cilado qoftë mënyra që ju zgjidhni për të përcaktuar suksesin. Ja 10 pyetje që parashikojnë nëse do t’i hapni krahët dhe do të fluturoni drejt qëllimeve tuaja dhe suksesit.
1. A jeni të hapur dhe mendërisht të përgatitur për t’u rritur?
Njerëzit, të cilët janë kundër idesë se karakteri i njerëzve, inteligjenca dhe kreativiteti mund të ndryshojnë, kanë tendencë të kenë zhvillim më të ngadaltë në rritjen e tyre personale, për shkak se duan që të shmangin dështimin, në vend që të punojnë për këto tre fusha të jetës së tyre. Por ata njerëz me një “mendësi rritjeje” e shohin dështimin si një moment për të mësuar, nga e cila më pas hidhen drejt suksesit. Ata përqafojnë sfidat, u mbijetojnë pengesave, pranojnë dhe përmirësohen bazuar mbi kritikën, dhe i arrijnë qëllimet e tyre. Psikologia e Stanfordit, Carol Dueck ka hulumtuar se si njerëzit shohin ndikimin e personalitetit të tyre mbi lumturinë dhe suksesin, dhe gjeti se ata individë që janë pozitivë dhe të hapur, besojnë se potenciali i tyre i vërtetë është i pafund, dhe kështu janë më të prirur të punojnë më shumë dhe të jenë më të përkushtuar.
2. A  jeni diskretë në lidhje me qëllimet tuaja?
Çuditërisht, psikologët thonë se t’i tregosh dikujt mbi qëllimin tuaj personal, kjo bën që ai të ketë më pak të ngjarë të materializohet. Sipërmarrësi Derek Sivers, i cili foli në një takim të TED Talks, me temë “Mbaji për vete qëllimet e tua” tha se për të përmbushur një qëllim, një person duhet të ndërmarrë hapa, të punojë fort dhe të mos ndalet, derisa ai ose ajo të jenë të kënaqur. Por sapo ju i tregoni dikujt në lidhje me qëllimin tuaj dhe ata e njohin misionin tuaj, ky quhet “Realiteti social”, ku mendja gënjehet dhe mendon se e keni arritur tashmë qëllimin tuaj, dhe kështu ju nuk jeni të motivuar për të vazhduar.
3. A jeni të lumtur?
Pozitiviteti është një përbërës kyç për suksesin dhe të jesh i lumtur, ndihmon shumë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të jeni të kënaqur dhe të mos përpiqeni për qëllime dhe suksese më të mëdha, por të jeni i kënaqur me veten dhe vendin ku ndodheni, në çdo hap të rrugës. Psikiatri dhe autori i “Parajsa dhe Ferri: Psikologjia e Emocioneve”, George Vaillant zbuloi se dashuria është me të vërtetë çelësi i lumturisë. Edhe në qoftë se një individ shijon sukses në punë, është i zhytur në para dhe gëzon shëndet të mirë, ai person nuk do të jetë plotësisht i lumtur, pa dashurinë dhe marrëdhëniet pozitive.
4. A keni një nivel të lartë të vetë-vlerësimi?
Duhet besim që të keni aftësinë për t’u rritur dhe për të patur sukses. Autorët Katty Kay dhe Claire Shipman, që kanë shkruajtur “Kodi i Besimit”, vërejnëi se vetëbesimi i ulët çon në mosveprim, por hedhja e atyre hapave të parë “të armatosur” me një plan veprimi, rrit besimin e një personi që ai ose ajo me të vërtetë mund të ketë sukses.
5. A jeni saktësisht ai/ajo që ju doni të jeni?
Përvetësimi i cilësive të udhëheqësve të suksesshëm, nuk do të thotë që ju duhet të jeni falsë, por do të thotë që ju jeni duke punuar në një drejtim të ri dhe të përmirësuar. Në artikullin e saj në Harvard Business Revieë “Rishikimi i Paradoksit”, profesorja Herminia Ibarra shkruan se “aktrimi” do t’ju ndihmojë të fitoni besimin dhe të tjerët do të ndjehen njësoj në lidhje me ju.
6. A keni vullnet të skajshëm?
Një metodë për të rritur fuqinë tuaj të vullnetit, është që të zgjidhni një gjë për të përmirësuar pak nga pak çdo ditë, dhe të mos shtyni për më vonë gjërat që kërkojnë vetëm disa minuta për t’u trajtuar, të tilla si ngarkimit i pjatalarëses pas darke, ose shkëmbimi i rrobave në makinën larëse. Autori James Clear vëren se pjesëtarë të elitës në një shumëllojshmëri fushash, nga atletët tek muzikantët tek artistët dhe madje edhe CEO-të, janë më të qëndrueshëm se të tjerët.
7. A jeni një flutur sociale?
Njerëzit të cilët janë të zgjuar dhe të përshtatur në shoqëri kanë tendencë për të fituar më shumë. Sipas një studimi të kryer nga Catherine Veinberger, një profesore e ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, që të dyja, aftësitë njohëse dhe aftësitë sociale janë një çelës drejt suksesit.
8. A jeni ambiciozë?
Një karakteristikë që vazhdimisht shfaqet në njerëz shumë të suksesshme është kuraja. Psikologia Angela Duckuorth ka studiuar fëmijët dhe të rriturit dhe ka gjetur se ata që kanë kurajë, ose qëndrueshmëri, punojnë shumë, dhe kanë mendjen të fiksuar pas një objektivi, për të cilin punojnë më shumë se të tjerët për ta kthyer në realitet. Jason Ma, autor i “Liderë Rinorë 3.0: Tregime, Vështrime dhe Këshilla për Brezin e Ardhshëm” vëren se gjithësekush mund të jetë ambicioz, po të ketë motivimin e duhur.
9. A ndërmerrni risqe?
Njerëzit ambiciozë, të vendosur në arritjen e qëllimeve të tyre gjithashtu e dinë se shpesh duhet të marrin një rrezik, i cili mund të jetë mjaft i vështirë për të tjerët. Ma vinte në dukje se shumë herë një zbulim i madh në rrugën e suksesit mund të jetë nxitur nga një krizë e mirë-menaxhuar. Këta njerëz gjithashtu nuk kalojnë shumë kohë duke rafinuar aftësitë që kanë, por e kalojnë kohën me zbatimin e një strategjie që shfrytëzon ato aftësi të vlefshme që zotërojnë.
10. A jeni të palëkundur?
Mos konkurroni me të tjerët dhe mos lejoni që negativiteti, apo sukseset e tyre t’ju tërheqin edhe ju zvarrë. Ma vë në dukje se konkurrenti më i madh i një personi duhet të jetë vetja e tij. Mos u matni me të tjerët dhe mos i lejoni t’ju nxjerrin nga kursi që po ndiqni. /bota.al

Related

Sistemi i suksesit 3744751914188893306

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item