Këshilli opozitar kërcënon me bojkotim të zgjedhjeve

Këshilli Opozitar u bënë thirrje katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, e veçanërisht LSDM-së, të mos tallen me votue...


Këshilli Opozitar u bënë thirrje katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, e veçanërisht LSDM-së, të mos tallen me votuesit shqiptarë dhe të shpjegojnë si u bë që, nga 300 mi votuesit e dyshimtë për të cilët u tha se VMRO-DPMNE i përdorë për t’i falsifikuar zgjedhjet, e tëra përfundoi me rreth 30 mi votues të dyshimtë, edhe atë kryesisht shqiptarë dhe oponentë të BDI-së!?
Pa iu përgjigjur kësaj pyetje dhe pa mos e tërhequr këtë listë të turpshme, të kinse votuesve të dyshimtë, e që siç duket ka për qëllim zvogëlimin e numrit të votuesve shqiptarë, nuk do ketë zgedhje të lira e të ndershme në Maqedoni.
Dhe nëse nuk tërhiqet kjo listë, e cila tregon marrëveshjen e fshehtë mes katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos për eliminimin e votuesve shqiptarë, me ne krye ata që nuk do e votonin BDI-në, ne si Këshilli Opozitar do i bëjmë thirrje popullit shqiptarë në Maqedoni që t’i bojkotojë zgjedhjet e ardhme, qofshin ato të parakohshme apo të kohshme vendore apo parlamentare.
19.08.2016, Shkup Këshilli Opozitar

Related

Maqedoni 8844206619865836338

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item