Ballina Aktualitet Ja pse Maqedonisë i duhet regjistrimi i popullsisë!

Ja pse Maqedonisë i duhet regjistrimi i popullsisë!

SHPËRNDAJE
Në Republikën e Maqedonisë regjistrimi i popullsisë nuk është bërë që nga viti 2002. Еdhe pse disa herë është përmendur, akoma nuk ka asnjë vendim konkret në këtë drejtim. Të pyetur pse Maqedonisë i duhet regjistrimi i popullsisë, njohësit e çështjeve arsimore deklaruan se të dhënat relevante janë të nevojshme për strategjinë arsimore, përshtatjen e programve arsimore me tregun e punës, po edhe në ndikimin në trendin e largimit të të rinjve nga vendi.
Gruevski: Do të ketë regjistrim të popullatës
“Regjistrimi i popullsisë është i rēndësishëm edhe për startegjinë e arsimit, jo vetëm dhe thjeshtë për numrin e popullatës por edhe për të dhënata e tjera që grumbullohen gjatë cenzusit. Në bazë të dhënave të tilla merren të dhëna për profilet e nevojshme për ekonominë e tregut dhe në bazē të strategjisë së përgjithshme për zhvillim bëhet edhe strategjia në arsim.”- deklaroi Rushiti, “Strategjia në arsim është një dokument që përfshin vendimet afatgjate në lidhje me arsimin në të gjithë vertikalen e vet, që nga arsimi fillor, ai i mesëm deri tek ai i lartë… madje edhe sektorin e shkencës.
Sipas kryetares së Forumit Rinor Arsimor, Dona Kosturanova, regjistrimi i popullsisë është bazë për ndjekjen dhe ndikimin në trendet me të cilën përballen të rinjtë, një prej të cilëve është largimi i tyre nga vendi, raport
“Në Maqedoni në përgjithësi mungojnë të dhëna faktografike, të cilat do të siguronin informata të rëndësishme për trendet, me të cilat përballet popullata e shtetit. Pra ne ende nuk kemi të dhënat më relevante për atë se sa të rinj e përbëjnë popullatën e Maqedonisë. Një nga problemet më të mëdha të të rinjve është niveli i lëshimit të vendit dhe emigrimi. Dhe këtu sërish na mungojnë të dhëna: nuk e dijmë sa të rinj e lëshojnë Maqedoninë, për çfarë arsye, nga cilat qytete më shumë dhe kur (nëse ndonjëherë) kthehen.”- deklaroi Kosturanova, “Vetë sistemi arsimor do të ishte poashtu shumë më i mirë kur do të kishte të dhëna eksplicite në dispozicion dhe do të mundej që në mënyrën më të duhur t’u shërbente nevojave të nxënësve, por edhe nevojave të studentëve në drejtim të zhvillimit të programeve arsimore.”
“Edhe një sfidë që krijohet nga mos-pasja e fotografisë së qartë të popullatës së Maqedonisë është se numri më i madh i hulumtimeve përballen me sfidën e fitimit të mostrës përfaqësuese, respektivisht nuk mund të krijojnë hulumtim që trajton strukturën e popullatës dhe për këtë shumë më vështirë mund të shqyrtohen mendimet.”-shtoi Kosturanova, “Të gjitha këto sfida e bëjnë të vështirë fillimisht krijimin e politikave të mira, të cilat zhvillohen mbi fakte, mbi të dhëna reale; e bëjnë të vështirë të ndiqen trendet në të cilat do të dëshironim të ndikonim siç është dukuria e lëshimit të vendit dhe e bëjnë të vështirë që të rinjve t’iu ofrohet ajo që atyre iu nevojitet, duke mos e ditur se sa të rinj ku qëndrojnë dhe t’iu jepet ajo që iu nevojitet si në sistemin arsiomor ashtu edhe në tregun e punës.”
Ndryshe, Regjistri i popullsisë është sistem i të dhënave për qytetarët e një vendi, i cili për qëllim të saktësisë bëhet çdo 10 vjet. Ai përmban të dhëna relevante të nevojshme për planifikim të programeve qeveritare në sfera të ndryshme. Përfshin të dhënat elementare si: data dhe vendi i indjes, gjinia, data dhe vendi i vdekjes, shtetësia/shtetësitë, statusi martesor; por edhe të dhënat shtesë, siç janë: përkatësia etnike, niveli arsimor, profesioni etj. /Portalb