Ismail Kadare shtrohet në spital/Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Shkrimtari Ismail Kadare është shtruar me urgjencë në një spital privat. Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe kanë...

Shkrimtari Ismail Kadare është shtruar me urgjencë në një spital privat. Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe kanë vendosur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për prostatën.
Familjarët dhe të afërmit e tij shprehen se gjendja shëndetësore e Kadresë tashmë është e ekulibruar, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve.
Të afërmit e Kadaresë shprehen ai është kthyer në Tiranë që në muajin qershor dhe ka pasur një shëndet normal.
“Janë sëmundje që në këtë moshë ndoshin tek shumica e burrave të moshuar, por gjendja e tij nuk është alarmante shprehet një nga familjarët për shëndetin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Vetë shkrimtari ka porositur stafin dhe mjekët që të mos lejojnë askënd të hyjë në spital përveç bashkëshortes së tij, Helenës.

Related

Kultura 2580781342951610877

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item