Ballina Aktualitet IBRAHIMI I DREJTOHET AHMETIT: PLEQËRIA PRANË DHENVE DO TË ISHTE E MIRË...

IBRAHIMI I DREJTOHET AHMETIT: PLEQËRIA PRANË DHENVE DO TË ISHTE E MIRË PËR TY

SHPËRNDAJE
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar vizitën e fshehtë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, të bërë Hasanbegut dhjetë ditë pas vërshimeve.
“Nëse në Kumanovë nuk mund të shkosh se ke frikë nga ata që i ke tradhtuar dhe nëse në Hasanbeg shkon vjedhurazi si një hajdut që ka drojë të mos e kapin në flagrancë, seriozisht duhet të pyetesh se a ia vlen kaq shumë ta poshtërosh veten vetëm që ta shpëtosh shpurën e kriminelëve, vagabondëve dhe matrapazëve të krijuar ndër vite? Një pleqëri e qetë pranë dhenve do të ishte për ty më e mirë se një pensionim i detyruar me poshtërim”, ka shkruar në rrjetin social facebook, nënkryetari i BESËS, Zeqirija Ibrahimi.
Loading...