Ballina Aktualitet Hoteli ku qëndroi Erdogan gjatë grushtit të shtetit, më i vizituar në...

Hoteli ku qëndroi Erdogan gjatë grushtit të shtetit, më i vizituar në Turqi (VIDEO)

SHPËRNDAJE
Hoteli më i vizituar në Turqi, pas goditjes së madhe që ka marrë sektori i turizmit në vend, rezulton se është “Grand Yazici Turban”. Por, jo rastësisht është ky resort pushimi. Ai është hoteli ku po qëndronte presidenti Erdogan mbrëmjen kur ndodhi grushti i shtetit.
Ismail Kuru, menaxheri i resortit që ndodhet në Mararis, thotë se kanë parë një rritje pronotimesh pas 15 korrikut.
Prej aty, Erdogan mbajti deklaratën e parë zyrtare mbi ngjarjen, ku ai u kërkoi njerëzve të dilnin në rrugë dhe t’i bënin rezistencë grushtit të shtetit. Për agjentët e turizmit në vend, fakti se Erdogan kishte zgjedhur pikërisht atë vend pushimi bëri kuriozë mijëra të tjerë. Sektori i turizmit është në kërkim të mënyrave për të rimarrë veten pas një serie sulmesh terroriste që nga vera e kaluar dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Moskës dhe Ankarasë, të cilat u rimëkëmbën ditët e fundit.
Ndërkohë, në Turqi vijojnë kërkimet e policisë për persona të lidhur me grushtin e shtetit, ku për qeverinë shumë prej të shpallurve në kërkim kanë ikur jashtë kufijve të vendit. Ditën e hënë u bë një kontroll i imtësishëm i stafit në 3 gjykata të Stambollit. Zëvendëskryeministri tha se do të ketë shkarkime të mëtejshme në ministri, roje bregdetare dhe në sektorin ushtarak.

Loading...