Historia Rio de Zhanejros, qyteti i ëndrrave e i detit dhe 30 kuriozitete rreth Brazilit

Qyteti simbol i Brazilit, vend që organizon Lojërat Olimpike 2016 Rio de Janeiro (Rio de Zhaneiro) është qyteti i dytë për ngamadhësi...


Qyteti simbol i Brazilit, vend që organizon Lojërat Olimpike 2016
Rio de Janeiro (Rio de Zhaneiro) është qyteti i dytë për ngamadhësia i Brazilit dhe kryeqytetit i shtetit federal me të njëjtin emër. Ai gjendet në gjirin e Guanabarasë në juglindje të shtetit. Emri (portugalisht për “Lumi i janarit“) doli, për shkak se Gaspar de Lemos më 1 janar 1502 kur e zbuloi gjirin, gabimisht mendoi që është goja e një lumit të madh.
Prej vitit 1763 deri 1960 Rio de Janeiro ka qenë kryeqytetit i Brazilit, pastaj ketë funksion e mori Brasilia, e më pas Sao Paolo.
statuja brazili
Historia
Rio de Zhanejro është qyteti që është sot për shkak të së kaluarës së tij historike. Sundimtarët portugezë ishin të parët që sunduan në Rio që nga çasti kur zbarkuan në tokën e gjirit Guanabara më 1 janar të vitit 1502. Gjiri shtrihet në grykëderdhjen e një lumi, nga ku vjen dhe emri “Rio de Janeiro”, që do të thotë “Lumi i Janarit”. Francezët gjithashtu donin ta kthenin Rion në pozicionin strategjik më të mirë në rajonin Brazilian dhe u përpoqën të krijonin një bazë qëndrimi në qytet, por u zbuan nga qyteti pas dy vjetësh luftimi intensiv. Për t’u mbrojtur nga dyndjet e mëtejshme, qyteti u zhvendos në një pozicion të sigurt në një kodër, e cila më pas u quajt “Kodra e kështjellës”.  Rio u zhvillua ekonomikisht duke vazhduar të kultivojë prodhimin e tij tradicional: kallamsheqerin. Më pas, në zonën e Minierave Gerais u gjet ar dhe diamant. Pas këtij zbulimi, shumë vende të tjera evropiane janë përpjekur për të pushtuar dhe fituar Rion. Në vitin 1763, kryeqyteti i rajonit u shndërrua nga Salvador në Rio. Megjithatë, kjo rëndësi ekonomike nuk zgjati shumë. Sapo Rio hyri në shekullin e 19-të, prodhimi i kallamsheqerit u përball me konkurrencë të fortë nga vendet e tjera të Amerikës së Jugut dhe gjithashtu edhe rezervat e arit e diamanteve u ulën, duke e çuar Rion në rrugën e një krize ekonomike. Për të parandaluar këtë situatë Rio filloi të eksportojë kafe dhe familja mbretërore portugeze u rivendos në Rio.
Pavarësia dhe ndërtimi
Kur portugezët u larguan, Brazili me në fund arriti pavarësinë e tij. Kur Brazili arriti pavarësinë në vitin 1889, Rio u caktua kryeqytet. Me kalimin e viteve, Rio ka ndryshuar në aspektin e infrastrukturës dhe atë financiar. Qyteti u nda në tri zona. Zona e Veriut u bë një zonë industriale dhe njëkohësisht në të ishte qendra e sektorit të punës, ndërsa zona e Jugut i përkiste vetëm njerëzve të pasur. Pas Luftës së Dytë Botërore, Rio u shndërrua nga një vend me ekonomi bujqësore në një vend me ekonomi industriale. U ndërtuan ura në mes të qyteteve të rëndësishme, janë ndërtuar rrokaqiejt dhe autostradat morën zhvillim. Popullsia e qytetit është rritur në përmasa gjigante. Në fakt, Rio është një nga qytetet më të populluara në botë. Në 1960-n, për të ulur presionin ekonomik dhe atë financiar në Rio, kryeqyteti i Brazilit u zhvendos nga Rio në Brazilias dhe më vonë në Sao Paolo. Pushteti politik u zhvendos në brendësi të vendit.
praia-de-botafogo-rio-de-janiero-brazil
Rio sot
Sot Rio, edhe pse në përbërjen e tij mbart grupe të ndryshme etnike, është duke bërë të mundur të ndihet prania e tij në sektorin industrial, të shërbimeve dhe të turizmit. Kompani të mëdha shumëkombëshe kanë selitë e tyre në Rio, dhe qyteti ka ndikimin e tij në ekonominë braziliane, si një e tërë.
Copa e sheqerit
Rreth 600 milion vjet më parë, nëna natyrë krijoji gjeologjikisht një mrekulli natyrore, Pao de Acucar apo Copa e sheqerit. Nga shekulli i XVII portugezët rimorën kontrollin. Gjatë kësaj kohë e kallami i sheqerit përbënte eksportin kryesor, ku menjëherë pas përfundimit të procesit produkti përfundimtar paketohej në formën e bukës, ndaj edhe ky vend sot quhet mali i Sheqertë. Për të mbërritur në majën malit të Sheqertë duhen dy faza. Së pari makina mund të ngjitet deri në lartësinë e 236 metrave në kodrën Urca ku të shfaqet një peizazh madhështor i malit Corcovado, urës Niteroi dhe gjirit Guanabara. Ngjitja tjetër me makinë shkon deri në majë në lartësinë 397 metra ku shfaqet peizazhi madhështor i Kopakabanës dhe nga ku mund të admirohen edhe plazhet përreth. Duke ndërthurur dy shëtitje në Rio, mund të përftosh një ekskursion ditor të mbushur me peizazhe që të lënë pa frymë. Në mëngjes mund të shijosh panoramën e qytetit duke u ngjitur me teleferik në majën e Malit të Sheqertë. Pas drekës, mund të udhëtoni me tren nëpër pyllin e shiut Tijuca për t’iu ngjitur më pas majës së malit Corcovado tek statuja e Krishtit Shëlbues.
Katedralja  
Fasada magjepsëse e Katedrales së Rio de Zhanejros u projektua nga arkitekti Edgar de Oliveira. Frymëzimi i tij lidhet me piramidat Maia në Meksikë.
Cathedral-Rio-de-Janeiro-night-2
Nga brenda katedralja ndizet nga rrezet e diellit që thyejnë dritaret e xhamta me ngjyra të gjalla që variojnë gjatë ditës me intensitet të ndryshëm. Secila nga katër dritaret e bollshme iu ngjiten mureve dhe shkojnë deri në çati duke formuar një kryq nëse i shikoni drejt. Dritaret ndryshojnë në formë dhe ngjyrë dhe krijojnë një atmosferë mistike, ndërsa struktura konike jep një akustikë të shkëlqyer duke u siguruar vizitorëve dëgjim kumbues kur priftërinjtë katolikë interpretojnë këngë hyjnore!

Copacabana, plazhi më i famshëm në botë
Brazil-Copacabana Beach
Plazhi më i famshëm në botë, Copacabana ka humbur gjatë viteve pak nga misteri dhe bukuria e tij.
I vendosur në një mjedis mrekullisht të pasur me kodrat e mprehta që ngrihen mbi xhungël në sfond, Copacabana është vendi më i mirë për të ndierë frymën Carioca. Uluni në një nga restorantet e shumtë përgjatë bregut për të shijuar një batida ose Caipirinha, ose bëni një shëtitje në trotuaret e famshme. Verës shkoni herët pasi do të jetë e vështirë për të gjetur një vend në rërë. Gjithashtu, mbani parasysh se rrymat detare janë shumë të forta. Një vend i përkryer për të ngrënë, për të pirë dhe për t’u çlodhur duke parë njerëzit përreth.

Ipanema
ipanema-beach-picture
Ky plazh i Rio-de-Zhanejros është aq i famshëm sa që ka edhe një këngë të titulluar “Vajza nga Ipanema” – por mbase plazhi është bërë i famshëm për shkak të këngës. Valët përhapen nëpër rërë duke krijuar një mjedis jo të mirë për peshkim, por shumë të përshtatshëm për çdo veprimtari tjetër. Dy male të njohur si “Dy vëllezërit’ lartësohen në fundin perëndimor të plazhit, të cilat i shtohen peizazhit të oqeanit me ujë të pastër. Zakonisht në plazh luhet volejboll ose futboll, ndërsa në pjesë të caktuara të ditës kur dallgët harkohen, këshillohet të bësh sërf.
30 fakte interesante rreth Brazilit
1- Natal, që nënkupton Krishtlindje, është kryeqyteti i Rio Grande do Norte dhe iu dha ky emër, sepse u themelua më 25 dhjetor.
2- Brazil është prodhuesi më i madh i kafesë në botë. Shkaku kryesor i rritjes së kafesë në Brazil është diversiteti i klimës, tokave, specieve dhe teknikave të kultivimit në çdo rajon.
beach-sancho_2928297k
3- Mbiemri më i përhapur në Brazil është Silva. Shumë i përhapur si mbiemër edhe në Portugali, Silva iu dha qindra skllevërve që u sollën në vend gjatë periudhës së kolonizimit.
4- Sao Luis, kryeqyteti i Maranhaos, është i vetmi qytet brazilian i themeluar nga francezët. Emri i qytetit është vënë në nder të Luigjit të 13 të Francës. Përpara arritjes së europianëve, vendi ishte i banuar nga indianët Tupinambas.
5- Skuadra e futbollit të Brazilit është e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në çdo Kupë Botërore. Aktualisht, Brazili ka fituar pesë Kupa Botërore: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Çdo qytet brazilian ka të paktën një stadium futbolli.
Famous-Hot-Brazilian-Worldcup-Blonde
6- Pica është padyshim ushqimi më i preferuar i shumë “paulistasve” (banorëve nga Sao Paulo). Sipas një studimi të kryer nga Shërbimi i Ushqimit, rreth 1.5 milionë pica konsumohen çdo ditë në Brazil dhe shteti i Sao Paulos është përgjegjës për konsumin e 800 mijë të tillave.
7- Një nga pikat më tërheqëse të Rios, mali Sugarloaf, mendohet se është i përbërë nga një bllok i vetëm graniti 6 milionë vjet i vjetër, që mendohet se vjen nga ndarja e Amerikës Jugore dhe Afrikës.
8- Angra dos Reis është një bashki braziliane e ndodhur në jug të Rio de Zhanejros dhe përfshin një territor prej 365 ishujsh, nga një për çdo ditë të vitit.
9- Me mbi 80 specie të ndryshme, Brazili ka më shumë specie majmunësh se çdo shtet tjetër i botës.
10- Brazili është shtëpia e Pyllit të Amazonës, që është 2.3 milionë milje katrorë, ku jetojnë akoma fise indiane.
11- Brazili është 100 për qind i pavarur në prodhimin e energjisë që shpenzon.
12- Brazili ndodhet në tri zona të ndryshme kohore dhe kufizohet me të gjitha shtetet e Amerikës Latine, përveç Kilit dhe Ekuadorit.
13- Në Brazil gjenden 13 qytete me nga një milion banorë secili.
14- Brazili është i vetmi vend i Amerikës Jugore që flet portugalisht.
15- Statuja e Krishtit në Rio është një nga shtatë mrekullitë e botës.
16- Festivali i Karnavaleve të Brazilit është më i famshmi në botë.
Rio Carnival_1
17- Deri në vitin 2023, mendohej se ekonomia e Brazilit do të arrinte masën e asaj të Gjermanisë. Por me krizën ekonomike së fundmi, ky parashikim rezultoi komplet i gabuar.
18- Modelet braziliane konsiderohen si më të bukurat në botë.
19- Bikini brazilian u shpik në vitin 1987 nga shtatë motra braziliane që jetonin në Nju Jork.
54d41ed011654_-_esq-brazil-model-instagram-2014-pp
20- Brazili është vendi i nëntë në botë për numrin e miliarderëve.
21- Ekziston një diferencë e madhe midis pjesës së pasur dhe asaj të varfër të shoqërisë. Në një anë të qytetit gjenden ndërtesa të larta e luksoze dhe në anën tjetër mund të shihen barakat e të varfërve.
22- Baret që shërbejnë pije janë fantastike. Frutat ekzotike që gjenden me shumicë në vend, ofrojnë një larmishmëri shijesh dhe freskish.
23- Gjuha angleze nuk është shumë e përhapur, ndryshe nga sa mund të mendohet. Mosnjohja e anglishtes është e theksuar veçanërisht në qytetet jashtë Sao Paulos dhe Rio de Zhanejros.
24- Brazilianët janë njerëz shumë të afrueshëm dhe aspak të ndrojtur. Ata pëlqejnë t’i shprehin ndjenjat dhe mendimet edhe te të panjohurit.
25- Puthja e të panjohurve është një zakon i vendit për të ofruar mirëseardhjen dhe për të nxitur miqësi të reja.
26- Natyra e Brazilit është shumë e larmishme dhe në të gjitha format, si plazhet, malet, fushat, pyjet, ujëvarat, oqeani.
27- Një nga qytetet më të mëdha është në mes të Amazonës. Qyteti i shtatë më i madh në Brazil ndodhet në vendtakimin e lumit të Amazonës dhe Rio Negros.
brazil-city-beach-wallpaper-3
28- Festat janë të rëndësishme. Brazili i adhuron festat dhe ngjarjet e përvitshme, ku njerëzit mblidhen dhe festojnë të lumtur. Që nga festa e Vitit të Ri deri te Karnavalet, orkestrat e Brazilit e kanë të vështirë të ndalojnë muzikën.
29- Ritmi është mbreti. Aftësia e vendasve për të eksperimentuar me lëvizjet që ndjekin ritmin e bën këtë shtet shumë të gjallëruar dhe plot ritëm.
30- Piranjat nuk hanë njerëz. Ndryshe nga filmat horror që kanë tmerruar njerëzit, piranja është një peshk që ndodhet në shumicën e lumenjve të Brazilit dhe vendasit ia kanë dalë të shkojnë mirë me to. Ndonëse kafshojnë, piranjat nuk janë në gjendje t’i marrin jetën askujt./ Tirana Observer

Related

Top Lajm 2218865109819198153

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item