Ballina Aktualitet Hasanbegu ka nevojë emergjente për pastrim dhe dezinfektim (VIDEO)

Hasanbegu ka nevojë emergjente për pastrim dhe dezinfektim (VIDEO)

SHPËRNDAJE
Dezinfektimi i rrugëve dhe shtëpive mbetet kërkesa më urgjente e banorëve të Hasanbegut. Disa banor shprehen të revoltuar dhe ankohen se ekipet e dezinfektimit akoma nuk kanë mbërritur në fshat mirëpo disa të tjerë thonë se ekipet kanë filluar punën në shtëpitë të cilat paraprakisht janë pastruar nga balta dhe uji.
Kamera e Alsat-M takoi disa nga ekipet nga qendrat për shëndet publik të cilët po dezinfektonin rrugët dhe shtëpitë përballë xhamisë së dëshmorëve. Nga ky institucion thanë se deri më tani janë dezinfektuar rreth 1000 shtëpi.
“Në fshatin Hasabeg momentalisht kam 12 ekipe të cilat po punojnë intensivisht dhe deri më tani, që nga fillimi i dezinfektimit kanë arritur të dezinfektojnë rreth 1000 shtëpi. .Ashtu si po rrjedh aksioni për pastrimin e shtëpive ashtu do të kemi përparim edhe ne. Nuk mund të bëjmë dezinfektim nëpër shtëpi të cilat paraprakisht nuk janë pastruar, nuk janë larë dhe nuk janë tharë, kjo është rregull sipas planit aksionar”, tha Zoran Canevski, teknik sanitar.
Spas Canevskit, ekipet e dezinfektimit sot kanë dezinfektuar edhe kanalin e Haraçinës, ndërsa pas bërjes publike të listës së shtëpive të përmbytura në Haraçinë, të njëtat do të dezinfektohen menjëherë pas përfundimit të pastrimit në Hasanbeg.
Melihate Rustemi