Ballina Aktualitet Hapen hetimet në Itali/ Çfarë lidhje ka mes pasojave të tërmetit dhe...

Hapen hetimet në Itali/ Çfarë lidhje ka mes pasojave të tërmetit dhe mafias ?!

SHPËRNDAJE
Dy prokurori, ajo e Ascolit dhe ajo e Rietit kanë hapur hetimet pas tërmetit në Itali që ka shkaktuar të paktën 290 viktima, për të zbuluar shkakun e një numri kaq të madh ndërtesash të rrëzuara.
Një ndër rastet që do të merret në analizë është shkolla e Amatrices e cila ishte rikostruktuar në vitin 2012, por u shemb e gjitha. Do të hetohen materialet e përdorura për ndërtimin e saj, si dhe procedurat e ndjekura.
“La Repubblica” shkruan se ka dyshime që në rindërtimet e kohëve të fundit të ketë pasur abuzime, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e korrupsionit apo infiltrimit të elementëve kriminalë në këtë proces. Për këtë shkak, do të ketë një koordinim me Prokurorinë speciale anti-mafia.
Gjatë mbrëmjes së sotme, toka është lëkundur sërish nga një tërmet 4.6 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër pranë Arquata del Tronto (Ascoli Piceno).
Loading...