Gashi shënon golin më të bukur të javës në MLS (Video)

Vetëm pak kohë i mjaftoi Shkëlzen Gashit të ambientohej në Major League Soccer, elitën e futbollit amerikan. Tashmë 28-vjeçari është k...


Vetëm pak kohë i mjaftoi Shkëlzen Gashit të ambientohej në Major League Soccer, elitën e futbollit amerikan. Tashmë 28-vjeçari është kthyer në një protagonist të padiskutueshëm të Colorado Rapids por edhe në kampionat.
Goli i shkëlqyer i realizuar nga sulmuesi kuqezi, në barazimit 1-1 të Colorados ndaj Los Angeles Galaxy, u shpall rrjeta më e bukur e javës së 23-të në kampionat. Perfekt në ekzekutim, koordinim i jashtëzakonshëm, potencë dhe topi që përfundoi poshtë kryqëzimit të shtyllave.
Fillimisht goli i Gashit ishte mes tetë më të bukurve të përzgjedhur, ndërsa në finale ai fitoi sondazhin me afro 64 për qind të votave, përballë Nicolas Lodeiro. Uruguajiani i Seattle Sounders realizoi një gol mjaft të bukur në suksesin 2-1 përballë Real Salt Lake, por kjo nuk i mjaftoi përballë kuqeziut.
Perla e realizuar fundjavën e kaluar ishte golit i katërt sezonal për Shkëlzen Gashin, në 17 ndeshje të luajtura me Colorado Rapids gjatë sezonit të rregullt në Major League Soccer, ku skuadra nga Denveri mbetet në garë për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Related

Sport 1756071372812008771

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item