FOTO/ Wendi Deng, gruaja që ka qënë e dashura e Rupert Murdoch, Vladimir Putin e Tony Blair?!

Wendi Deng gjatë këtyre ditëve është ndër emrat më të përfolur në media për shkak se postoi në Instagram një foto nga pushimet që po k...


Wendi Deng gjatë këtyre ditëve është ndër emrat më të përfolur në media për shkak se postoi në Instagram një foto nga pushimet që po kalon me vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.
Deng është pothuajse 50 vjeç dhe më interesant është fakti që ajo ka kapur zemrën e tre prej njerëzve më të fuqishëm të botës; Rupert Murdoch themeluesi i News Corp, Vladimir Putin President i Rusisë dhe Tony Blair ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe.
Kush është kjo grua misterioze? Ajo shkoi në SHBA me një vizë studentore dhe studio për administrim biznesin në Universitetin e Yale.
Më pas filloi punë tek televizioni Star TV, biznes i Rupert Murdoch me bazë në Hong Kong. Pikërisht këtu u takua dhe u njoh me Murdoch. Biznesmeni u martua me Wendi Deng në vitin 1997, 3 javë pas divorcit me ish-bashkëshorten. Deng dhe Murdoch bënë dy fëmijë së bashku, por u divorcuan në vitin 2013.
Pas kësaj, u përhapën thashetheme se Wendi Dend kishte krijuar lidhje me ish-Kryeministrin britanik Tony Blair.
Në mars të vitit 2016, një revistë amerikane raportoi se Wendi Deng kishte dalë në një takim me Presidentin rus Vladimir Putin. Për këtë nuk ka prova konkrete dhe vet Deng e ka mohuar një lidhje të tillë.





Related

Top Lajm 1067148824079201334

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item