Ballina Aktualitet Eurobarometri: 62 % e banorëve nuk besojnë Qeverisë Gruevski-Ahmeti

Eurobarometri: 62 % e banorëve nuk besojnë Qeverisë Gruevski-Ahmeti

SHPËRNDAJE
62 % nga popullata në shtet nuk i beson Qeverisë, ndërsa e njëjtë është përqindja e të anketuarve të cilët mendojnë se gjendja momentale në shtet është e keqe, ka treguar hulumtimi i Euro barometër, i zbatuar midis 21 dhe 31 majit, të këtij viti në 34 vende.
Hulumtimi përfshinë tema si situata politike dhe gjendja ekonomike, të cilat janë problemet kryesore për të cilat shqetësohet Bashkimi Evropian.
Saktësisht 35 % nga qytetarët e anketuar në Maqedoni vlerësojnë se gjendja ekonomike është e njëjta si vitin e kaluar, dhe aq mendojnë se është më e keqe. Numri i atyre që mendojnë se është më e mirë, është më e ulët, 23 %, transmeton TetovaSot.
Problemet më të mëdha me të cilat përballet qytetari i Maqedonisë janë gjendja financiare në familje, pa punësia dhe kushtet për jetesë. Për dallim prej qytetarëve të Maqedonisë, ata që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian më shumë shqetësohen për rritjen e çmimeve dhe pensioneve, e pastaj për papunësinë.
Shqetësuese është e dhëna se 48 % nga popullata e Maqedonisë mendojnë se më e keqja tashmë ka me ardhur në tregun e punës. Përderisa 44 % vlerësojnë se tani janë duke e përjetuar maksimumin e tyre ndërsa përqindja më e madhe e njerëzve të rinj deri në 24 vjet të cilët ende janë duke studiuar dhe shpresojnë se derisa të vije koha e tyre për të dal në tregun e punës, situata do të lëviz për më të mirë.
Sipas hulumtimit, banorët e Maqedonisë nuk i besojnë qeverisë, 62 %, dhe as Parlamentit, 64 %, ndërsa i besojnë Bashkimit Evropian, 58 %.
Loading...