Erdoğan: Në librat e Gülenit ka gjëra që nuk janë në frymën e Islamit

"Organizata terroriste FETO ka mashtruar popullin duke keqpërdorur Zotin dhe shkencën" Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip ...

"Organizata terroriste FETO ka mashtruar popullin duke keqpërdorur Zotin dhe shkencën"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Ankara se organizata terroriste FETO ka mashtruar popullin duke keqpërdorur Zotin dhe shkencën dhe se ka plaçkitur popullin nën pretekstin e donacioneve vullnetare, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në mbledhjen me krerët e Odave Ekonomike dhe të Bursave që u mbajt në pallatin presidencial në Ankara, Erdoğan tha se "secila monedhë e dërguar në adresë të organizatës terroriste FETO paraqet plumb të vendosur në tytën për të shtënë ndaj popullit tonë".
“Ashtu siç nuk falim ata të cilët qëllojnë mbi popullin tonë, njëjtë nuk do të falim as ata të cilët i financojnë”, tha presidenti turk i cili ka folur edhe për librat e Gülenit në të cilat tha se ka gjëra që nuk përputhen me Islamin.
"(Kreu i FETO-s, Fethullah Gülen) Gjoja se shkruan libra, gjoja ka vepra të tij. Nuk jam në dijeni se me çfarë plagjiature merret, por është e qartë se ka shumë të tilla. Në një rast i pata thënë kreut të Drejtorisë sonë për Çështje Fetare se librat e tij duhet të shqyrtohen hollësisht nga Këshilli i Lartë për Çështje Fetare. Në ato libra ka shumë citate të cilat nuk janë në përputhje me Fenë tonë”, tha Erdoğan.

Related

Botë 1626594141291387814

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item