Diaspora shqiptare sjell miliarda euro në vend

Diaspora mbetet një nga burimet e rëndësishme të mirëqenies ekonomike në Maqedoni. Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqe...


Diaspora mbetet një nga burimet e rëndësishme të mirëqenies ekonomike në Maqedoni. Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, shuma e parave që vjen nga diaspora, varion nga 1 miliard e 200 mijë euro deri më 1 miliard e 500 mijë edhe pse shifra e saktë nuk është e njohur.
“Supozohej se para tre viteve ato ishin rreth 2 miliard kurse ne tani themi se ka një ulje progresive të remitancave ose të hyrave nga bashkatdhetarët tonë dhe ndoshta flasim për një shifër prej 1.2 miliard në Maqedoni. Fatkeqësisht mund të themi se në Maqedoni, akoma mbi 70% e parave që hynë në emër të remitancave harxhohen për të përmbushur nevojat elementare të popullatës”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore.

Bytyqi vlerëson se duhet të ndryshojë struktura e harxhimit të remitancave dhe ata të shpenzohen për investime produktive por për këtë, fillimisht kërkohet angazhim i institucioneve vendore për krijimin e hapësirës së përshtatshme.

“Duhet stabilitet politik, duhet të punojmë me bashkatdhetarët tonë, duhet krijim I lehtësirave për të ardhur dhe për të investuar dhe ky është një proces afatmesëm i cili duhet të punët për t’u kthyer besimi në institucione, besimi në njerëzit që punojnë këtu por edhe ambientin legjislativ që do t’ju mundësonte bashkatdhetarëve pa shumë pengesa administrative burokratike, të mund paratë e tyre t’i fusim në ekonominë tonë”, tha Bytyqi.
Maqedonia pranon rreth 400 milion dollar ose 4% të Bruto Prodhimit vendor nga remitancat në formë zyrtare, nëpërmjet bankave kurse pjesa tjetër në kesh që në total është 12 %. Kjo nënkupton 1/3 (një të tretën) e buxhetit të përgjithshëm të vendit. Vendi fiton 2 miliardë e 200 mijë dollarëve amerikan nga eksporti i mallrave kurse importi kap vlerën prej 3 miliardë e 300 mijë dollar amerikan.
Boshllëkun prej 1 miliardë dollarësh e mbush pikërisht me remitancat ose paratë nga diaspora.
 Fatlume Dervishi

Related

Maqedoni 5820612577568333129

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item