Ballina Aktualitet Dështime protokollare në pritjen e Biden, Thaçi nervozohet me gruan e tij...

Dështime protokollare në pritjen e Biden, Thaçi nervozohet me gruan e tij (Foto)

SHPËRNDAJE

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,
është pritur me nderime të larta shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës
së Sigurisë së Kosovës, pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të
Prishtinës “Adem Jashari”.
Me të zbritur nga avioni “Air Force Two”, Bidenit dhe bashkëshortes
së tij, Jill, i kanë uruar mirëseardhje në Kosovë, Presidenti Hashim
Thaçi dhe Zonja e Parë, Lumnije Thaçi, transmeton sakte.
Mirëpo, shumë lëshime protokollare janë evidentuar në pritjen e njeriut numër dy të SHBA-ve.

 Parakalimi i presidenteve të të dy vendeve është
zhvilluar pa intonimin e himnit shtetëror, ndërsa ka qenë i theksuar
edhe nervozizmi i zonjës së parë të Kosovës, Lumnije Thaçit, e cila
dukej thuajse tërësisht e shpërqendruar.

Në një moment, presidenti Kosovar ia tregon i nervozuar vendin me gisht asaj.

Loading...