Ballina Aktualitet DEMOLOHET SHKOLLA NË HASANBEG DHE LIHET MESAZH ME KARRIGE TË RENDITURA (FOTO)

DEMOLOHET SHKOLLA NË HASANBEG DHE LIHET MESAZH ME KARRIGE TË RENDITURA (FOTO)

SHPËRNDAJE
Është demoluar tërësisht shkolla periferike “25 maji “ në Hasanbeg. Kjo shkollë është degë e shkollës qendrore “25 maji” aty ku edhe janë të vendosur ndihmat për banorët lokal të prekur nga vërshimet, raporton SHENJA.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu tha se është shkaktuar një dëm  i konsiderueshëm dhe se tani “krahas dëmeve të shkaktuar nga vërshimet tani do të përballemi edhe me situata të tilla”
Autoritetet komunale dyshojnë se kjo vepër është e banorëve lokale, ndërsa kërkojnë që të gjenden autorët. Karriget janë lënë të renditura në korridoret e shkollës, që sipas autoriteteve komunale më vete bartë ndonjë mesazh i cili duhet të zbardhet nga organet kompetente.
Loading...