Ballina Aktualitet Burri i preu kokën së shoqes në kampin e azilantëve, ja çastet...

Burri i preu kokën së shoqes në kampin e azilantëve, ja çastet e viktimës para se të vritej (VIDEO)

SHPËRNDAJE

“Dua ta mbaj mend kështu, të bukur me atë kordon të bardhë në flokë. Ja si në këtë video që u bë pak ditë para se ai kafsha ta vriste Arjanën”. Kështu rrëfen Pëllumbesha Ziu, gruaja që tregoi tmerrin që sheh e jeton përditë në një nga kampet e azilantëve në Gjermani. Ajo ka ndarë me lexuesit çastet e fundit të Arjana Cibës, 35­-vjecares nga Mati, që i preu kokën burri brenda kampit të azilit në Gjermani.
Pëllumbesha tregon për dritare.net se Arjana ishte një nënë shembullore për dy ëngjëjt e saj të vegjël, djemtë 8 dhe 9 vjec. Burri, Nerim Ciba, me precedente penalë, me të cilin kishin 10 vjet martuar dhe një vit në kampin e azilantëve, e rrihte dhe keqtrajtonte shpesh në sy të të gjithëve, por Arjana nuk fliste.
“Edhe kur qante, e bënte pa zë dhe thoshte se qante për vëllanë e vogël, vdekur në aksident pak kohë më parë. Një ditë e pashë që shkruante. E pyeta dhe më tregoi se mbante ditar. Pas vdekjes ditarin e mori në dorëzim policia. Ata kot e mbajnë. Ku i kuptojnë këtu vuajtjet e dhimbjet e një gruaje shqiptare”­ , thotë Pëllumbesha për dritare.net.
Duke folur edhe për mentalitetin shqiptar që rëndon akuzon gratë, pasi ‘burri s’të vret kot’, ajo thekson:
“Unë dua t’u mbyll gojën të gjithëve për të treguar se ajo ishte një grua model, që e mbante brenda dhimbjen për të respektuar traditën e injorantëve. Ishte një grua ëngjëllore. Nuk dua ta kujtoj si e pashë kur e therri ai monstra, që do kalbet në burg tani. Dua ta mbaj mend si në videon e fundit kur ishim bashkë në kishe, pak dite para 19 qershorit, kur e vranë. Ishte ditë e bukur, ajo kishte vënë një rreth te bardhë në koke dhe unë e xhirova me celular”­ thotë ajo.
Pëllumbesha shprehet se, autori ka qenë në burg mëparë në Greqi dhe gjatë gjithë viteve të martesës e ka dhunuar Arjanën mizorisht.
”Kështu është kur jeton në zona të varfra dhe prindërit të hedhin në duart e para që kërkojnë vajzën për nuse”.