Ballina Aktualitet BUKOVIÇI NË PROTESTA, NË SHEKULLIN 21 NUK KANË UJË TË PIJSHËM

BUKOVIÇI NË PROTESTA, NË SHEKULLIN 21 NUK KANË UJË TË PIJSHËM

SHPËRNDAJE

Mungesa e ujit të pijshëm edhe në shekullin 21 ka nxjerr në rrugë të gjthë banorët e fshatit Bukoviq të Komunës së Sarajit, raporton SHENJA.

Banorët e Bukoviqit sot kanë bllokuar udhëkryqin në hyrje të Komunës së Sarajit, pasi me dekada të tëra institucionet e pushtetit Komunal por edhe ata të Qeverisë kanë qenë të shurdhër ndaj kërkesave për ujë të pijshëm në këtë fshat. Mevlan Luftiu nga këshilli organizativ i protestës, ka deklaruar se edhe pas dhjetë viteve premtim nga partia shqiptare në pushtet vazhdojnë mos kenë ujë të pishëm, ndërsa akoma më problematike, gjendja është bërë kur u është ndaluar edhe uji për pastërti i sjellë në fshat me vetkontributin e banorëve.
“Me ligjin e Vetëqeverisjes lokale, obligim për furnizim me ujë të pijshëm të vendbanimeve në territorin e Komunës tonë, e ka në mënyrë taksative dhe ligjore Komuna e Sarajit. Duke pasur parasysh këto ingerenca, këtë obligim që e ka Komuna Saraj, Këshilli i Vetëqeverisës vendor i f. Bukoviq ka bërë kërkesa zyrtare deri tek komuna e Sarajit, për realizim të rpojektit për furnizim nga burimi i ujit Rashçe, ku ka hasur në vesh të shurdhër”, deklaroi Mevlan Lutfiju, Këshilli i protestës, Bukoviq.
Siç thotë Lutfiu, edhe pas dhjetë vite autoritetet nuk marrin asnjë masë, ndërsa ata do të vazhdojnë radikalizmin e protestave nëse institucionet përkatëse vazhdojnë të heshtin.
“Këshilli vetëqeverisës vendor i f. Bukoviq, pasi që i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë administrative, ku kanë përfunduar pa sukses, ne bashkë me banorët e fshatit jemi të detyruar që revoltën tonë ta shprehim përmes revoltës. Nëse kjo problematikë nuk zgjidhet në afat sa më të shkurtër nga an e Komunës së Sarajit ne do të detyrohemi që të ndërmarrim hapa më radikal për zgjidhjen e kësaj problematike”, tha më tej ai.
Nga këshilli për organizim të protestës së fshatit Bukoviq, thonë se ata janë kërcënuar nga funksionarët e BDI-së që të mos dalin në protesta.
 “Më vjen keq dhe shpreh keqardhje se nga ana e pushtetit vendor si dhe atij qendror që ne i kemi zgjedhur, i drejtohem partisë shqiptare në pushtet, na kanë bërë presione të vazhdueshme që të mos bëjmë kësi lloj proteste. Nuk e di ku e kanë qëllimin, për çfarë arsye e kanë këtë punë. Por ju bëj edhe unë në emër të banorëve të fshatit Bukoviq një apel se ato herën tjetër do të ballafaqohen edhe me më shumë banor nga fshati Bukoviq”, deklaroi Mevlan Lutfiju, Këshilli i protestës, Bukoviq.
Fshati Bukoviq, numëron mbi 500 shtëpi dhe mbi 3 000 banorë. Ndodhet 10 kilometra largë nga Komuna e Sarajit, ndërsa siç potencojnë edhe vetë banorët, jo më larg se 5 kilometra në vijë ajrore nga Burimi i Rashçes.
Mefail Ismaili /SHENJA/


Bukoviçi në protesta, në shekullin 21 nuk kanë… by tvshenjaofficial

Loading...