Britani, lokali që bllokon sinjalin e celularëve

Një lokal nate anglez në qytetin e Brighton iu ofron klientëve një përvojë në ditët e sotme mund të konsiderohet unike; të shijosh pij...


Një lokal nate anglez në qytetin e Brighton iu ofron klientëve një përvojë në ditët e sotme mund të konsiderohet unike; të shijosh pijet pa pasur mundësi të kontrollosh telefonin.
“The Gin Tub” ka marrë vlerësime shumë pozitive që në javën e parë të funksionimit, raporton Associated Press, pasi ka instaluar një bllokues të sinjalit të telefonave.
Ky raportohet të jetë rasti i parë që një bar britanik përdor teknologjinë për të ndaluar sinjalin e celularëve.
Bllokuesi i vendosur në tavanin e lokalit nuk e shkel ligjin e veçantë të miratuar në Britani në vitin 2006, që ndalon bllokimin e sinjalit të telefonave pa kabllo.
Pronari i lokalit, Steve Tyler thotë se telefonat celularë po shkatërrojnë lokalet. “Kur del natën me shoqëri nuk të duhen rrjetet sociale”, thotë ai.

Related

Argëtim 5292197486687018028

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item